Shqipëria raporton pranë OKB për të drejtat e grave dhe vajzave
Nju Jork, 27 korrik, NOA Qeveria shqiptare raportoi dje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për masat që ka ndërmarrë nga viti 2004 deri në vitin 2010 në lidhje me zbatimin e Konventës për Eliminimin e çdo forme të diskriminimit të grave dhe vajzave.
Përveç raportit zyrtar të qeverisë, para Komitetit për të Drejtat e Grave në Nju Jork u paraqit dhe raporti hije i përgatitur nga organizatat e shoqërisë civile, pjesë e Koalicionit për Përgatitjen e Raporteve Alternative (ACPAR).
Koalicioni i raportoi komitetit se gratë e vajzat me aftësi të kufizuara, gratë e komunitetit rom, ato të komunitetit LBT (lesbike, biseksuale dhe trans-gjinore), gratë e vajzat në konflikt me ligjin, apo ato që jetojnë me HIV/AIDS përballen sot me diskriminim të thellë gjë që eliminon mundësitë që ato kanë për të përmirësuar dhe transformuar jetët e tyre.
Raportin hije e prezantoi në emër të organizatave të shoqërisë civile, Meri Pone, e cila theksoi gratë e komunitetit rom jetojnë në zonat më të privuara dhe më të përjashtuara, ndërkohë që i gjithë komuniteti i tyre nuk ka mundësi të arsimohet dhe të punësohet.
Sipas saj, shumë prej vajzave të komunitetit rom detyrohen që ta braktisin shkollën për shkak të martesave në moshë të re.
Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian duhet të promovohet përmes një programi kombëtar të financuar nga qeveria, program që të mundësojë strehimin, edukimin dhe punësimin e këtyre grave, i sugjeroi Komitetit, përfaqësuesja e ACPAR.
Duke folur për gratë e vajzat lesbike, biseksuale dhe trans-gjinore, Pone i tha Komitetit se ato jetojnë në një shoqëri intolerante dhe ekstremisht homofobe që i diskriminon haptazi.
Ndonëse ka tashmë një ligj të miratuar në Kuvend kundër diskriminimit, qeveria shqiptare akoma nuk ka krijuar mekanizma konkretë në nivel lokal dhe kombëtar për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e grave lesbike, bi-seksuale dhe trans-gjinore. ACPAR sugjeron se qeveria duhet të fusë sa më parë në kurrikulat e shkollave çështjet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor në mënyrë që të promovojë respektin e shoqërisë ndaj komunitetit LGBT.
Duke përfunduar se 1/3 e njerëzve që jetojnë me HIV/AIDS në Shqipëri janë gra dhe vajza. Ato përballen me më shumë paragjykime, për këtë fakt, se sa meshkujt, ndërkohë që shteti ka dështuar për ti mbrojtur nga këto paragjykime.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/27661-shqiperia-raporton-prane-okb-per-te-drejtat-e-grave-dhe-vajzave","title":"Shqipëria raporton pranë OKB për të drejtat e grave dhe vajzave","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")