![]()
- Pas dy barazime rresht me Slloveninë (0-0) dhe Bullgarinë (0-0), Shqipëria arriti fitoren e parë falë golave të Edmond Kapllanit dhe kapitenit Altin Haxhi. Një fitore (2-0) plotësisht e merituar pavarësisht se ajo u arrit ndaj një kundërshtari modest si Luksemburgu. Një tripikësh që na katapulton një vend më lart, në të pestin falë edhe humbjes së Sllovenisë me Rumaninë. Shqipëria ka grumbulluar gjashtë pikë në gjashtë takimet e para, duke pritur ndeshjen e kthimit në Luksemburg, për të përfunduar gjysmën tjetër të misionit "6 pikësh" të deklaruar nga trajneri Oto Baric.
"Ne luajtëm pjesën e parë, patëm pak nervozizëm, pasi dëshironim golin. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Shqipëria po luan gjithmonë më mirë", tha Baric pas ndeshjes. "Unë jam bindur se dhe në Luksemburg do të fitojmë".
Pjesë e parë shfaqi në minutat parë veprime të ngathëta të skuadrës sonë dhe një Luksemburg shumë i ngjeshur në mesfushë. Veprimin e parë sulmues e kreu Skela, por topi përfundoi jashtë kuadratit. Sulmi i pare i Luksemburgut pati për autor Kitzinger jo shume shqetësues. Në minutën e 29 Kapllani brenda zonës, gjuajti diagonalisht, por "Zoti" nuk e coi topin në rrjetë.
Në minutën e 37, Bushi morri një top nga Cana, u fut në zonën e rreptësisë, lëshoi diagonalisht një top brenda zonës së vogël dhe Kapllani finalizoi me nje kryevepër. Goli i pare i Kapllanit me Kombëtaren e Shqiperise. Kapllani bëhet kështu shënuesi i golit të katërt për Shqipërinë në gjashtë takime. Tre golat e tjera janë shënuar nga Skela, Hasi dhe Curri. Një pjesë e parë jo shumë e lehtë për Shqipërinë, shumë e vetëkënaqur dhe jo shumë e motivuar në kërkim të fitores. Luksemburgu ishte në këtë pjesë tre-katër here pranë golit. Pjesa e dytë, nisi me zëvendësimin e Besart Berishës, nga Devi Mukaj, i cili i dha një tjetër impuls krahut të djathtë të mesfushës. Në minutën e 57 erdhi dhe goli i dytë i Shqipërisë, kur kapiteni Altin Haxhi finalizoi me një goditje të thatë brenda zonës. Skela harkoi nga e djathta e sulmit dhe mesfushori i Ergotelis, nuk fal me cinizimin e tij. Goli i tretë i Haxhit me Kombëtaren e Shqipëisë në 59 ndeshje.
dhe goli i parë si kapiten i Shqipërisë. Cana coi Skelën edhe te goli i tretë, por gjyqtari gjeorgjian e anuloi golin sic kishte bërë më përpara edhe me golin e Luksemburgut.
Në minutën e 73 Baric hodhi në fushë mbrojtësin Kristi Vangjelin në vend të kapitenit Haxhi (Cana morri shiritin) dhe në të 75', Salihi zuri vendin e Alban Bushit. Salihi pati dy raste për të shënuar golin e tretë, ndërkohë që Dallku gaboi në mënyrë fatale për të konkluduar golin e tretë. Fundi i takimit ishte thuajse i qetë, teksa Luksemburgu kërkoi me n
gulm golin e nderit. Luksemburgu pësoi humbjen e gjashtë po në kaq ndeshje dhe, më 6 mars pret Shqipërinë në ndeshjen e kthimit me synimin mospësimin e një humbje të dytë.
SHQIPËRI-LUKSEMBURG 2-0
Golat: Kapllani 37', Haxhi 57'
Shqipëria: Beqaj, Curri, Dede, Dallku, Haxhi (Vangjeli 73), Cana, Skela, Duro, Berisha (Mukaj 46') Bushi (Salihi 75'), Kapllani.
Luksemburgu: Joubert, Kintziger, Hoffmann, Mutsch, Strasser,
Bigard, Betmer, Peters, Rayal (Ferreira 78'), Collette (Sakramola 68'), Remy
Ndeshjet e Shqipërisë
Bjellorusi-Shqipëri 2-2
Shqipëri-Rumani 0-2
Holandë-Shqipëri 2-1
Shqipëri-Slloveni 0-0
Bullgari-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Luksemburg 2-0
Bilanci: 6 ndeshje: 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golat: 5-6
Grupi G
Shqipëri-Lusksemburg 2-0
Bjellorusi-Bullgari 0-2
Slloveni-Rumani 1-2
Holanda pushim.
Renditja: Rumania 14, Holanda 14, Bullgaria 12, Bjellorusia 7, Shqipëria 6, Sllovenia 4, Luksemburgu 0