E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Bogdanit, Del Neri jep dorëheqjen

Trajneri i Kievos Luixhi del Neri ka dhënë dorëheqjen nga skuadra veroneze. Tekniku i cili e risolli Kievon në Serinë A dhe ishte autor i sukseseve në këto vite të skuadrës italiane, ka ndërprerë marëdhëniet me shoqërinë "verdheblu".
Ai kishte edhe një vit tjetër në bazë të kontratës, por ka vendosur që të përfundojë këtu aventurën me Kievon. Edhe skuadra e Rexhinës është zyrtarisht pa trajner. Tekniku Valter Mazarri nuk do të drejtojë më skuadrën kalabreze. Megjithatë presidenti i saj ka në plan që të sjellë në skuadër një emër të madh si Zdenek Zeman, të cilit edhe mund t'i interesojë një aventurë në jug të Italisë.
Skuadrat më të suksesshme të Italisë për sezonin 2006-2007, Interi dhe Milani kanë filluar punën, për të arritur objektivat në merkato. Kampionët e Italisë janë shumë afër mbylljes së kontratës me futbollistin e Romës Kristian Civu. "Zikaltërit" i kanë ofruar rumunit një kontratë 5 vjecare. Nga nëshkrimi i saj, Civu do të përfitojë një shumë prej 5 milionë eurosh. Sipas mediave italiane gjithcka ka mbaruar tashmë dhe pritet vetëm nënshkrimi i kontratës, pasi palët kanë arritur marëveshjen. Ndërkaq ringjallen shpresat për Kampionët e Evropës për të patur sërish në skuadër sulmuesin Andrei Shevcenko. Kjo pasi Celsi bleu sulmuesin e Bajernit të Mynihut Klaudio Pizaro, duke e bërë akoma dhe më të vështirë aktivizimine Shevës në Angli. Për më tepër që Murinjo dhe sulmuesi ukrainas nuk i kanë marëdhëniet aspak të mira. Dhe tekniku portugez ka marrë edhe për një vit besimin e Murinjos. Kjo do të thotë që Shevcenko do ta ketë më të vështirë luftën me Murinjon, tani që Abramovici i ka dhënë mbështetjen e tij teknikut portugez. Kështu ai mund ta mendojë edhe njëherë një kalim tek Milani, ku do të pritej krahëhapur dhe nuk do të kishte asnjë pengesë nga trajneri i Celsit. Gjithashtu, dy skuadrat mund të jenë shumë afër një bashkëpunimi. Sipas "Gazzeta dello sport", Interi kërkon që të sjellë në skuadër sulmuesin e "kuqezinjve" Alberto Xhilardinjo. Duket se milanistët janë dakord në parim për këtë lëvizje, por ata kërkojnë si shkëmbin Adrianon. Interistët nuk e kanë në planet e tyre brazilianin për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, braziliani mund të përdoret edhe për kalimin e Kasanos në Milano, pasi një propozim të ngjashëm kanë bërë edhe madrilenët. Kështu u mbetet interistëve të vendosin se kë ofertë të pranojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›