Bariç hakmerret me Muratin, e dërgon ne tribunë

Edhe pse kishte menduar se do të luante në "Qemal Stafa", mesfushori Edvin Murati, një nga lojtarët më të mëdhenj shqiptarë të krahut majtë të mesfushës, do ta ndjekë ndeshjen Shqipëri-Luskemburg në tribunë. Vendimi është marrë nga tekniku kroat i Kombëtares, i cili nuk e përfshiu futbollisti më përvojë të madhe ndërkombëtare në 18-shen anti-Luksemburg.
Murati, i cili deri tani ka zhvilluar 61 ndeshje ndërkombëtare (zyrtare dhe miqësore) nga debutimi i tij i parë në vitin 1998 (6 gola), ishte në top-formë gjatë gjithë përgatitjeve dhe bëri një paraqitje impresionuese në 45 minutat e aktivizimit në ndeshjen testuese me Olimpikun e Tiranës.
Mesfushori i Panserraikos dhe autori i golit të parë në fitoren historike me kampionen e Europës, Greqinë, ishte i bindur se do të aktivizohej në ndeshjet e fundit të tij me fanellën kuqezi duke dhënë më të mirën për skuadrën kombëtare, madje edhe më pikësynimin për të shënuar.
Por vendimi befasues i Baric i hoqi cdo mundësi mesfushorit më karrierë të gjatë ndërkombëtare. Një vendim, i cili lë një shije të hidhur dhe dyshuese.
Murati kreu një nga aktet më pa precedentë në historinë e futbollit kur zhvilloi katër ndeshje në 7 ditë, vetëm e vetëm për t'i shërbyer Kombëtares shqiptare. Sakrificat e lojtarit për të qenë në ndeshjen kundër Anglisë janë shpërfillur plotësisht nga tekniku më i moshuar në botë.
Hakmarrja ndaj deklarimeve në shtyp të Muratit, mund të jetë një nga pistat kryesore të vendimit të shpejtuar të Baricit. Burime pranë futbollistit Murati pohuan se në asnjë rast Edvini nuk ka përdorur përcaktime që prekin dinjitetin e trajnerit të Kombëtares.
Ultrasit kuqezinj kanë vendosur në impiantin ndërkombëtar bluzën e tij gjigande me numër 7 si dhe banderolën e njohur për qindra mijëra fansat shqiptarë: "Murati, you are Maradona of Ballkan" dhe "Murati, merci beaucoup". Murati është në fushë për tifozët edhe pse Baric e dërgoi atë në tribunë.