E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hellers: “Shqipëria ka individualitete të mira

Trajneri i Luksemburgut, Gij Hellers foli për Albania-sport pas përfundimit të stërvitjes.

Zoti Hellers, është një ndeshje e rëndësishme për Shqipërinë ashtu dhe për ju.
- Si cdo ndeshje kualifikuese edhe ndeshja midis dy ekipeve është e rëndësishme. Shqipëria ka një ekip të mirë, që luan shumë mirë në grup dhe ka individualitete të mira. Ne do të sunojmë të bëjmë maksimumin për një rezultat pozitiv. Shpresojmë për rezultat, por e dimë që është e vështirë, por do të përpiqemi.
Ju besoj se e ndeshja e parë miqësore midis dy ekipeve ka përfunduar 0-0.
- Ajo është një ndeshje e pesë viteve më parë dhe është shumë e ndryshme nga kjo zyrtare. Për mua dhe lojtarët është shumë e ndryshme.
Me Holandën ju bëtë një paraqitje shumë të mirë, teksa humbët edhe ndeshjen në minutat e fundit?
- Kundër Holandës bëmë një ndeshje të mirë. Luajtëm shumë të përqendruar, por unë besoj se nuk do të kemi rast tjetër të riprodhojmë atë takim. Është shumë e vështirë.
Pas katër ditësh nga takimi në Tiranë do të jetë ai kthimit në Luksemburg, shpresoni të arrini të paktën një barazim?
- Ne shpresojmë gjithmonë, por shumë pak arrijmë. Shqipëria ka ndryshim të madh me Luksemburgun. Ju keni një duzinë lojtarësh profesionistë që luajnë jashtë shtetit, kurse ne kemi vetëm një, dhe ai luan në Kategorinë e Dytë.
Ju fituat në ndeshjen me Tus Koblenc 2-0, ndërsa barazuat me kampionen e kategorise së dytë franceze, Metz.
- Ato ishin ndeshje thjesht testuese dhe nuk kanë të bëjnë me një ndeshje zyrtare. Por në ndeshen me Shqipërinë edhe lojtarët e kanë të qartë që është ndryshe.
Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›