E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet e makinave, Ministria e Mjedisit gati draftin për minimizimin e problemit

Varrezat e makinave nuk do të përbëjnë më problem për mjedisin. Vendet ku do të pozicionohen mbetjet e makinave të shkatërruara që nuk përdoren më do të rregullohen me ligj. Ministria e Mjedisit ka hartuar tashmë një draft, që do të çojë në minimizimin e problemit me mbetjet e makinave që nuk përdoren më. Burime nga kjo ministri, kanë bërë të ditur, se drafti është hartuar me ndihmën e specialistëve nga dikasteri i tansporteve dhe ai financave dhe ka mbërritur tashmë në tryezën e kryeminsitrit, Sali Berisha, për të marrë miratimin. Sipas draftit në fjalë, të gjitha biznest, që kanë në zoptërim vendet, të cilësuara si varrezat e makinave, janë të detyruara që brenda një muaji, pasi ka hyrë në fuqi ligji, të spostojnë mbetejet 1 km larg rrugëve kryesore. Nëse këto biznese nuk i binden ligjit, atëherë komisione të posaçme verifikimi nga minsitria e Mjedisit, pasi të bëjnë kontrollet do të konsifkojnë të gjitha mbetjet e hekurta të makinave dhe do t’i dërgojnë për përdorim skrapi. Një vendim i tillë i pritshëm do t’I japë fund edhe problemit të ndotjes së mjedisit nga këto mbetje, të cilat gjenden kudo në buzë të rrugëve kryesore. Deri tani varrezat e makinave administrohen nga subjekte, të cilat kryejnë më pas shitjen e pjesëve të automjeteve për persona të interesuar. Pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka arhdur koha t’I jepet fund ndotjes së mjedisit nga varrezat e makinave, duke kërkuar largimin sa më parë të mbetjeve të automjeteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›