E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Prioritet, edukimi financiar i qytetarëve

Banka e Shqipërisë pritet të organizojë të enjtën konferencën e 9-të ndërkombëtare me temë “Të ndërtojmë të ardhmen nëpërmjet kulturës financiare”. Kjo konferencë zhvillohet në bashkëpunim me Bankën e italisë, në kuadër të projektit të binjakëzimit, mes dy bankave qëndrore. Në këtë mënyrë, një nga prioritetet e rëndësishme të Bankës së Shqipërisë është rritja e kulturës financiare të qytetarëve si sinonim i rritjes së përgjegjshmërisë në veprimtaritë e tyre ekonomike, çka sjell për rrjedhojë dhe një rritje të mirëqenies ekonomike në tërësi. Sipas BSH-së, për sa i përket vendit tonë, zhvillimet e shpejta ekonomike kanë theksuar rëndësinë dhe nevojën e një qasjeje të bashkërenduar të institucioneve të shtetit shqiptar për edukimin financiar dhe këto zhvillime ekonomike duhet të shoqërohen dhe me një rritje të nivelit të kulturës financiare dhe të përgjegjshmërisë, gjë e cila do të lehtësonte mbajtjen e standardeve të arritura dhe do të mbështeste rritjen e mëtejshme ekonomike të vendit. Prej vitesh tashmë, pjesë e formatit të konferencave vjetore të Bankës së Shqipërisë është dhe shpallja e fituesve të konkursit “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›