E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i G-7 për financat pa marrëveshje të vërtetë

Shtatë vendet kryesore të industrializuara, synojnë të forcojnë ekonominë globale. Por ministrat e tyre të financave dhe shefat e bankave qendrore nuk arritën marrëveshje konkrete. Politikanët në takim ranë dakord për gjashtë pika të cilat përmbledhin pozicionet e ndryshme të SHBA-së dhe Evropës. Sidoqoftë më shumë nga sa ishte planifikuar fillimisht, thotë ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schäuble: “Nëse do të kishte vetëm harmoni, atëherë nuk do të kishim një këmbim vërtet të hapur mendimesh. Kuptimi i takimeve të tilla është të këmbejmë shumë hapur, në kontekst informal mendimet. Kjo mendoj se është arritur në një masë, që nuk ndeshet në të gjitha takimet e këtij lloji. Por ato nuk janë për publikun.” Opinioni publik para takimit priste polemika për shkak të deklaratave shumë të ndryshme: SHBA-të duan të investojnë në një program gjigant për stimulimin e ekonomisë, ndërkohë që para së gjithash Gjermania nuk do të paguajë më për nxitjen e rritjes ekonomike, por kërkon të shlyejë borxhet. Për presidentin e Bankës Federale gjermane, Jens Ëeidmann, ndihma për ekonominë, të paktën në Gjermani, sot nuk është më e nevojshme: “Unë mendoj se pesimizmi për ecurinë e ekonomisë, i cili po përhapet aktualisht, është i tepruar. Rimëkëmbja ekonomike vërtet është frenuar, por vazhdon, dhe nuk është ndërprerë. Pra aktualisht nuk ka asnjë arsye, që të flitet për programe stimuluese për ekonominë.“- tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›