E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria renditet në vendin e 23 në Botë për performancën mjedisore

Shqipëria renditet në vendin e 23-të në botë për indeksin e performancës mjedisore. Raporti është publikuar në Zvicrës dhe Shqipëria është e vlerësuar me 71.4 pikë nga 100 të mundshme. Në renditje bëjnë pjesë 163 vendet të monitoruara nga EPI. Ky fakt bëhet edhe më domethënës  krahasuar me renditjen e vitit 2006, pasi Shqipëria ngjit 32 shkallë

 duke kaluar nga vendi i 57 në vendin e 25-të në 2008. Monitorimi, vlerësimi, hartimi dhe publikimi i raportit është bërë nga katër qendra të specializuara dhe prestigjioze ndërkombëtare për mjedisin. Universiteti i Yale-s Qendra për Politikat dhe Legjislacionin Mjedisor) dhe Universiteti Columbia Qendra për Rrjetin Informativ Ndërkombëtar për Shkencën e Tokës në SHBA, Qendra Kërkimore e Përbashket e Komisionit Evropian në Ispra, Itali dhe Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës. Rezultatet janë nxjerre nga grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave nga institucione të specializuara si Banka Botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), UNICEF, FAO, etj. Në këtë publikim të shpallur në Davos të Zvicrës më dt. 23 Janar 2008, janë monitoruar 163 vende për dhjete politika  kategori ku përfshihet: mjedis i shëndetshëm, cilësia e ajrit, menaxhimi i burimeve ujore, bio diversiteti dhe habitatet, pyjet, peshkimi, bujqësia dhe ndryshimet klimatike. Nga këto fusha janë monitoruar 25 tregues si përmbajtja në ajër e dyoksidit të sulfurit, ozoni, karboni industrial, grimcat e pluhurit, emisionet në ajër për frymë të popullsisë, përdorimi i pesticideve, biodiversiteti, zonat e mbrojtura, indeksi i cilësisë së ujit, etj. Treguesit e publikuar nga të dhënat e monitoruara janë vlerësuar edhe në kuadrin e masave dhe politikave që janë ndjekur për përmirësimin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›