Vlorë, mbi 60 banesa në rrezik nga shembja e dheut
Trivllazër tashmë jetojnë tek të afërmit e tyre. Ndërkohë që publike më shumë është bërë situate në fshatin Trivllazër, rreziku më i madh është në fshatin Kocul ku drejt largimit janë edhe rreth 20 banesa të tjera që po bëhen çdo ditë e më të pabanueshme. Në të dy fshatrat në fjalë ka qenë këto ditë edhe zëvendësministri i brendshëm Ferdinant Pone i cili ka shprehur gatishmërinë e shtetit për ti ndihmuar të dëmtuarit, pa bërë fjalë për ndihmë konkrete. Por ndërkohë duhet theksuar se rrëshqitjet e dheut janë evidente edhe në qytetin e Vlorës. Kështu, një banesë në lagjen e vjetër Centrale tashmë është larguar nga banesa sepse ajo është shembur gati përgjysmë. Banesa në rrezik ka edhe në lagjet e tjera të qytetit si në Kuzum Baba dhe afër ish fabrikës së tullave. Nga drejtoria e ujësjellësit bëhet me dije se depot e ujit në lagjen 10 Korriku të qytetit tashmë është nxjerrë jashtë funksionit sepse dëmtimet aty ishin shumë të mëdha. Mbyllja e kësaj depoje vështirëson së tepërmi furnizimin me ujë të qytetit duke qenë se ajo natë peshë më të madhe të furnizimit me ujë të qytetit. Deri tani nuk ka asnjë masë konkrete nga institucionet vendore për të gjitha dëmet e shkaktuara nga erozioni në qytet apo në fshatrat e rrethit dhe masat janë marrë vetëm nga familjarët që banojnë në këto banesa.
V. Sako