Puccini i panjohur ne Tirane
U hap sot ne mbremje ne ambientet e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit shoqeruar me nje koncert inaugurimi ekspozita Giacomo Puccini e Luca. Organizuar nen kujdesin e Gabriella Biagi Ravenni docente muzikologjie ne Universitetin e Pisa-s njekohesisht edhe presidente e Fondacionit te Qendres se Studimeve Puccini njera prej eksperteve me te medha te jetes dhe veprave te Puccini-t. Do te serviren ne kete ekspozite qe per here te pare u organizua ne vitin 2008 ne Itali me rastin e 150-vjetorit te lindjes se kompozitorit fotografi partitura objekte qe i perkisnin maestros e mbi te gjitha dokumente disa prej tyre te panjohura deri dy vite me pare.
Profesoresha Ravenni permes kesaj ekspozite ka dashur te ilustroje jo vetem jeten dhe aktivitetin e kompozitorit italian por edhe historine e familjes se tij. Sipas saj nuk ka asnje kompozitor tjeter te permasave te tij qe te kete pas nje familje me muzikante te jashtezakonshem si Puccini. Nderkaq duke iu referuar Luca-s ajo shton se ne biografite apo artikujt qe i referohen Giacomo Puccini-t thuajse gjithmone kujtohen vendet ku ai jetoi gjate kohes kur ishte i famshem e ku kompozoi veprat e tij si Torre del lago Viareggio Milano. Por lihet pas dore Luca vendi prej se cilit u largua ne fillim te karrieres se tij per arsye personale. Ai e la qytetin e tij sepse ne vitin 1885 pas suksesit qe pati ne Milano me operen e tij te pare Le villi nje grua e re nga Luca Elvira u dashurua marrezisht me te. Ishte gruaja e nje shoku shkolle te Giacomo-s dhe kishte dy femije te vegjel njerin vetem disa muajsh. Elvira e la te shoqin per tia mbathur me kompozitorin. Por per vendasit ky ishte nje skandal i madh. I gjithe qyteti ishte kunder te dyve. Puccini u mohua nga familja e tij e keshtu nuk mundi te kthehej kurre me atje. E megjithate kompozitori i madh italian gjithnje e ka dashur vendin e tij e per kete nuk mund te flitet per Puccini-n duke harruar Luca-n. Ai lindi ne kete qytet ku edhe u formua pikerisht aty gjenden te ngulura thelle rrenjet e tij muzikore. Giacomo Puccini lindi me 22 dhjetor te vitit 1858. Ai eshte nje prej kompozitoreve me te medhenj italiane autor i operave lirike te pavdekshme si Bohegraveme Tosca Turandot Madama Butterfly La fanciulla del West etj. Veprat e tij jane nga me te dashurat ne te gjithe boten.