Shqipëria rrëzohet një “kat” në FIFA

Albania-Sport (AS)- Shqipëria ka zbritur një vend në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, nga e 86-ta në muajin nëntor, në të 87 në muajin dhjetor. Megjithëse tani jemi -1 vend, nga pikët kemi mbetur po njësoj, 375 pikë. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen në vendin e 87-të, po me 375 pikë.
Në grupin tonë, Hollanda vazhdon dominimin me vendin e 7-të më të mirë në botë (1305 pikë), Rumania është ngjitur në të 19-tin (912 pikë); Bullgaria në vend të 43-të (684 pikë); Bjellorusia ka zbritur dhjetë vende dhe ndodhet në vendin e 70-të (një vend më lart, +1 pikë më shumë). Sllovenia ndodhet në të 77-in (414 pikë). Luksemburgu është ngjitur tri vende dhe ndodhet në vendin e 186-të me 27 pikë
RENDITJET E VITIT 2006 PËR SHQIPËRINË
• Dhjetor, vendi 87
• Nëntor, vendi 86
• Tetor, vendi 88
• Shtator, vendi 75
• Gusht, vendi 62
• Korrik, vendi 65
• Qershor, vendi 85
• Maj, vendi 85
• Prill, vendi 86
• Mars, vendi 88
• Shkurt, vendi 82
• Janar, vendi 83