Kanavaro, “Lojtari më i Mirë FIFA 2006”

Fabio Kanavaro është shpallur "Lojtari më i Mirë FIFA 2006". Kapiteni i Kombëtares italiane dhe mbrojtësi i Realit të Madridit bëhet kështu fitues i dyfishtë i trofeve më prestigjiozë futbollistikë, pasi ai ka fituar edhe "Topin e artë 2006" të revistës franceze "France Football".
Gjatë një konference për shtyp të dhënë nga Kanavaro dhe Ronaldinjo para zhvillimi të mbrwmjes Gala në Zyhih të Zvicrës, ish-lojtari i Juventusit pohoi: "Për mua është një nder i madh të jem këtu. Ishte një sezon i paharrueshëm dhe plot me momente të mëdha kënaqësie. Unë jam shumë i lumtur të jem në këtë podium. Unë nuk mund kërkoj asgjë tjetër nga ky vit, pas shpalljes kampion bote dhe fitimit të "Topit të artë". Unë kam qenë shumë i lumtur këtë vit. Ne fituam Kupën e Botës, e cila më ndihmoi shumë të isha këtu". Ronalidinjo kishte udhëtuar direkt nga Tokio, pas finales së humbur në Botërorin e Klubeve me Internacional. "Është një privilegj të ulem pranë Fabio Kanavaros. Kjo është një arsye e mjaftueshme për të qenë i lumtur. Unë jam kaq i lumtur sa e ndiej veten si fitues", - u shpreh Ronaldinjo.
Fituesit nga viti 2000
2006
Fitues: Fabio Kanavaro (Itali)
I dyti: Ronaldinjo (Brazil)
I treti: Zinedin Zidan (Francë)
2005
Fitues: Ronaldinjo (Brazil)
I dyti: Frank Lampard (Angli)
I treti: Samuel Eto (Kamerun)
2004
Fitues: Ronaldinjo (Brazil)
I dyti: Tieri Henri (Francë)
I treti: Andrij Shevcenko (Kamerun)
2003
Fitues: Zinedin Zidan (Francë)
I dyti: Tieri Henri (Francë)
I treti: Ronaldo (Brazil)
2002
Fitues: Ronaldo (Brazil)
I dyti: Oliver Kahn (Gjermani)
I treti: Zinedin Zidan (Francë)
2001
Fitues: Luis Figo (Portugali)
I dyti: Devid Bekham (Angli)
I treti: Raul (Spanjë)
2000
Fitues: Zinedin Zidan (Francë)
I dyti: Luis Figo (Portugali)
I treti: Rivaldo (Brazil)