Shqipëria tërheq trupat nga Iraku
Tiranë-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa gjendet në Irak për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen e komandove shqiptare në Irak. Mësohet se sot është mbyllur zyrtarisht misioni dhe se ditën e shtunë bëhet në Tiranë ceremonia zyrtare te ardhjes së trupave në atdhe.
Ministri Oketa mori pjesë në ceremoninë e uljes së flamurit shqiptar që u zhvillua në Mosul, por kjo ceremonia nuk u bën publike nga dikasteri i mbrojtjes, sipas saj për arsye sigurie.
Komando shqiptare në Irak përbëhej nga 200 trupa dhe kreu misionin në Mosul dhe Bagdad. Ky lajm u dha sot nga agjencia e lajmeve Rojter, e cila shkruante se “Shqipëria, Moldavia dhe Bosnja po terheqin trupat nga Iraku.
Largimi i trupave shqiptare nga Iraku u lajmërua një muaj më parë Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa kur po zhvillonte një vizitë në Uashington.
Aktualisht në Irak vepron SHBA me 143 mijë trupa, Britania me 4100 trupa, Rumania me 600 trupa, Australia me 300 trupa, El Salvador me 200 trupa, Bullgaria me 155 trupa Danimarka me 55 trupa, Lituania me 53 trupa dhe Estonia me 38 trupa.