E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Do të mbyll Guantanamon

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama thotë se brenda dy viteve të para të administratës së tij do të mbylle burgun amerikan të Guantanamos.

Në një intervistë për revistën “Time”, zoti Obama tha se shpresonte që të rivendoste ballancin mes çështjeve të sigurisë dhe kushtetutës amerikane.

Por kritikët e këtij vendimi thonë se mbyllja e këtij burgu nuk dë të jetë e lehtë. Janë rreth 250 persona që ende mbahen atje dhe disa prej tyre kanë shprehur brengosje se do të persekutohen nëse kthehen në vendet e tyre prej nga vijnë.

Por zoti Obama dëshiron që të ndryshojë në mënyrë drastike politiken e jashtme amerikane. Ai i tha kësaj reviste se dëshiron që Guntanamo të mbyllet në mënyrë të përgjegjshme në mënyrë që t'i jepet fund asaj që ai e quajti “torturë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›