Shqipëria, tre ndeshje miqësore: 1 humbje, 1 barazim, 1 fitore

Kombëtarja e futbollit të Shqipërisë pas përfundimit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2006, ka zhvilluar tre ndeshje miqësore, që kanë prodhuar tre rezultate të ndryshme, osë më saktë të trija rezultatet që njihen në futoll.
Kështu në tri ndeshjet e fundit miqësore të organizuara në vitin 2006 ka fituar një, ka barazuar një dhe ka humbur po një.
Intersant është një fakt,që humbasim brenda dhe fitojmë jashtë. Nëse Shqipëria humbi ndeshjen e parë me Lituaninë, më 1 mars 2006, në "Qemal Stafa" (2-1, gol i Lorik Canës), barazoi me Gjeorgjinë (0-0), më 22 mars po në Tiranë. Në ndeshjen e tretë, atë të zhvilluar para pak ditësh, Shqipëria fitoi me San Marinon në transfertë me rezultatin e pëlqyeshëm 3-0: Tare, Skela dhe Lala, ishin autorët e golave.
Ajo që e bën edhe me intriguese serinë e miqësoreve, është fakti se ekipi ynë është drejtuar nga dy stafe tekknike të ndryshme. Në dy takimet e parë, ato kundër Lituanisë dhe Gjeogjisë trajnerë ishte dyshja gjermane Brigel-Ros, në atë kundër San Marinos, ishte treshja e përzjerë Baric-Kovacic-Duro.
* * *
Ndeshjet
1 mars 2006, Shqipëri-Lituani 1-2 (miqësore)
Golat: Lorik Cana
22 mars 2006, Shqipëri-Gjeorgji 0-0 (miqësore)
16 gusht 2006, San Marino-Shqipëri 0-3 (miqësore)
Golat: Igli Tare, Ervin Skela, Altin Lala
Franc Hoxha
Franc Hoxha