Superkupa/ Pjesa e parë, Elbasani-Tirana 0-1. Goli i Salihit (25’)

Tirana ka fituar pjesën e parë të finales së Superkupës me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, shkodranin Hamdi Salihin, që goditi bukur me kokë në minutën e 25.
Dy ekipet u mbështetën nga një numur i konsiderueshëm tifozësh (rreth 2000 veta), dhe midis ultrasve pati edhe incidente të lehta, që u shuan si pasojë e ndërhyrjes së policisë lokale
Nevil Dede dhe nigeriani, që u shpalllën kampionë me Elbasanin, sot po luajnë në radhët e fitueses së Kupës së Shqipërisë. Te Elbasani po debutojnë kosovari Premton Muja, që ka bërë një prezantim të mirë me kampionët e Shqipërisë dhe maqedonasi Stojavon, ish-lojtar i Rabotnicki i Maqedonisë.
Elbasani këmbënguli në pjesën e parë, por Nallbani reagoi shumë mirë në disa goditje të Stojkut dhe Kacit. Në minutën e 35', Elbasani pretendoi edhe një 11-metërsh pas ndërhyrjes së ashpër të Arjan Pishës, por gjyqtari Tanush Latifi nuk e konsideroi të tillë.
* * *
Elbasani-Tirana 0-1
0-1, Hamdi Salihi 25'
Stadiumi: "Niko Dovana", Durrës
Shikues: 2000
Gjyqtar: Tanush Latifi
Elbasani: Elvis Kotori, Endri Dalipi,Gentian Stojku, Gentian Bylykbashi, Kacollja, Kuci, Hetlem Capja, Mehmetaj, Albert Kaci, Premton Muja, Stojanov. Trajner: Luan Deliu
Tirana: Blendi Nallbani, Arjan Pisha, Abraham, Elvis Sina, Nevil Dede, Klodian Duro, Ervin Bulku, Sajmir Patushi, Devi Mukaj (k), Hamdi Salihi, Vioresin Sinani. Trajner: Mirel Josa