Shqipëria u bë për të plasur shqiptarët
Është koha për rrotacion, është koha për ndryshim, është koha për të ecur më shpejt drejt një modeli të zhvillimit ekonomik që të rrisë prodhimin dhe kapacitetet eksportuese të vendit, të luftojë mafien në pushtet, korrupsionin, krimin, të vendosë shtetin e së drejtës. Vetëm kështu mund të garantohet për një punësi të sigurt dhe afatgjatë. Është koha të ecim më shpejt përpara, drejt një progresi shoqëror, që shëron plagët e varfërisë dhe krijon vende të reja pune për të gjithë qytetarët, që e vendos shtetin mbi pushtetin dhe pushtetin në shërbim të qytetarëve.
Rrotacioni është parimi themelor i demokracisë, pa të ajo nuk mund të jetë funksionale, madje as nuk mund të ekzistojë si e tillë. Arsyeja është e thjeshtë: rrotacioni ofron ide e zgjidhje të reja të problemeve të akumuluara gjatë mandatit të mëparshëm, vë në lëvizje impulse e mundësi të reja, kapacitete të reja qeverisëse dhe stimuj nxitës për të punuar mirë.
Ka ardhur koha që kjo klasë politike që ka drejtuar vendin për 8 vjet, dhe kërkon mandat të tretë, të lerë fjalët e gënjeshtrat dhe të japë llogari se çfarë detyra ka pasur për të realizuar, çfarë ka realizuar e çfarë nuk ka realizuar dhe pse?
Berisha nuk guxon gjatë kësaj fushate të japë llogari para elektoratit, siç ndodh në çdo vend demokratik. Ai dhe beniaminët e tij, të mbyllin Fabrikën e baltës dhe të hapë Laboratore idesh!
Kriza i mbyll alternativat. Pikërisht zgjedhjet e 23 qershorit, këtë synojnë, tu krijojnë të gjithëve alternativat që u kanë munguar. E shikoj shoqërinë të tulatur, të pamotivuar, të pashpresë, dhe kjo të sjell trishtim, e ndiej që njerëzit kanë nevojë që dikush ti kuptojë, kanë nevojë për shpresë, për alternativa që ata mund të zgjedhin.
Politika e dhunës, e ndasive, e përçarjes që ndjek Sali Berisha, nuk mund të jetë kurrë alternativë për asnjë qytetar, qoftë i djathtë apo i majtë.
E ardhmja nuk është çimento, beton, gur, metal, por është lumturi shpirtërore. Në respekt të së ardhmes duke respektuar individin, vetëm kështu përparojnë gjërat në rrugën e duhur.
Se kush duhet votuar, është vendim i mëvetësishëm, individual, por është me rëndësi të jashtëzakonshme. Nëpërmjet votës njeriu tregon botëkuptimin e vet inteligjencën dhe aftësinë e tija mendore e gjykuese.
Po kështu edhe bindjet qytetare e kulturën. Ai që voton një person të keq i bën dëm vetes, shoqërisë.
Mosvotimi është një moskokëçarje dhe mund tu falet qytetarëve, popujve që kanë pak probleme, pak papunësi dhe ku krimi, tradhëtia dhe makiavelizmi, nuk kanë mundësi të depërtojnë apo mbijetojnë në politikë.
Shkurt, ai komoditet i mosvotimit, ajo protestë pasive, depresive, që nuk sjell asnjë të mirë, mund ti falet një populli me një shtet ligjor, me një shtet social, që ka fuqi ekonomike, për ta mbrojtur dinjitetin e njeriut. Tek ne me mosvotim shpërblehet pala e inkriminuar, ajo që ka zaptuar pushtetin dhe se lëshon! Dikujt si S. Berisha nuk i intereson sa veta votuan, por sa përqind fitoi.
Një shoqëri ka një demokraci të ankoruar mirë, kur politikani me votë dënohet, jo kur falen edhe krimet. Nëse shkarja e parë e rëndë shpërfillet, pasojnë edhe krimet. Këto zgjedhje janë shansi i fundit për ta shpëtuar demokracinë në Shqipëri, nga mentaliteti komunist në drejtim të shtetit, dhe, kjo demokraci mund të shpëtohet, vetëm me votë plebishitare, duke i hequr nga pushteti.
Kjo ka qenë qeveria më e paaftë, më e korruptuar dhe më e lidhur me krimin. Ne mbajmë mbi kokë një parti-shtet që nuk është në shërbim të qytetarit të vet, por vjedh e vret qytetarët e vetë dhe kërkon mandat të tretë?!…
Një qytetar nuk duhet të votojë për një njeri që ndryshe mendon, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.
Kujt i themi rrugaç? i themi një individi në pushtet që nuk njeh dhe zbaton ligjin, që nuk njeh e nuk zbaton rregullat e vendosura, që nuk njeh e nuk zbaton normat e sjelljes në shoqëri.
Rrugaçi në pushtet është i pasjellshmi, i paedukuari, i pa kontrolluari prej ligjit.
S. Berisha është figura më agresive dhe më i papërgjegjshmi në të baltosur të tjerët, por nuk ngelet pas ajo e zonjës J. Topalli, benjaminia e liderit Sali, në të shumtën e rasteve është një me të, por në momente të shkëputura ajo del vetvetja. Kjo figurë me një delir madhështie që ndoshta do tia kishin zili edhe faraonët, veç të tjerash nxjerr nga goja një shqipe çalë-çalë, që kjo e quan shkodranishte të Fishtës, për ato rrokjet e saj përzier me të qeshura të zorshme, janë të përgjysmuara e të papërfunduara evazive, cinike, nervoze në thelb, aq sa thuajse kurrë nuk e fillojnë e mbarojnë një fjali të plotë.
Të më falë ndonjë që i pëlqen sjellja e saj, por mua më vjen zor e turp nga vetja që kjo grua është kryetare e Kuvendit të gjithë Shqipërisë.
Pushteti i Partisë Demokratike me Salinë princ, jo vetëm në një rast, është shfaqur si një pushtet rrugaç. Jo në kuptimin e sjelljeve të një individi, por në kuptimin e një institucioni që del mbi ligjin, del mbi rregullin, del mbi të drejtën e qytetarëve, që mbron shkelësit e ligjit.
Kjo sjellje prej rrugaçi mes individëve që kanë me vete pushtetin, forcën e tij, frymëzimin e sjelljeve të tij prej rrugaçi.
Janë sjellje të të fortëve të partisë që sundon me pushtetin e vet gjithandej, që mendon se, paçka që fushata duhet të zhvillohet me norma, brenda disa rregullave dhe ligjeve në fuqi. Ata bëjnë si dhe çduan vetë, që veprojnë sipas instinktit të sundimtarit në një shoqëri që lufton të zhvillohet demokratikisht.
Një qytetar nuk duhet të votojë një njeri si Sali Berisha, që me ligj ka krijuar dhe stimuluar ngritjen e piramidave financiare, që kanë çuar tek rrënimi i shtetit. Nuk duhet ta bëjë këtë një votues sepse me këtë akt, ai dëshmon apati ndaj vendit. Përveç kësaj, nëse qytetari voton një njeri të këtij kallëpi, ai i fal rrënimin shtetit dhe pajtohet edhe me krijimin e mundësive për tu vrarë mbi 2500 shqiptarë, që u vranë më 1997 dhe nuk u përgjigj njeri para ligjit.
Në Evropë nuk mundet të gjendet askund një politikan, që ka rrënuar shtetin e vet dhe tani të jetë aq i pafytyrë, sa të kandidohet përsëri. Shteti ligjor është i detyruar të hetojë, zbulojë dhe dënojë njerëzit që çuan me qëllim apo nga neglizhenca deri tek ajo tragjedi.
Në Evropë, një njeri i tillë, nuk mund të kandidohet, sepse për vrasjen e 2500 vetave dhe rrënimin e shtetit, burgoset dhe nuk i lejohet të bëjë fushatë nga qelia.
Votuesi dëshmohet si njeri i ndriçuar dhe emancipuar, nëse nuk voton atë që është marrë me kontrabandë të naftës dhe atë që nga pozita e kryetarit nuk k
