Zgjedhjet e gabuara të Edi Ramës
Edi Rama ka pasur kurdoherë tiparet e një njeriu të çekuilibruar. Kjo do të thotë se, që në moshë të pubertetit, ka qenë problem për familjen. I ati, njeri përgjithësisht i qetë, ndonëse, duke mos iu shmangur dot postit të lartë në kryesinë e Kuvendit Popullor, do të duhej të vinte edhe firma komprometuese. Ajo firmë për varjen e poetit të talentuar dhe autorit të ditarëve, Havzi Nelës, ka qenë kriminale. Edi e mohoi, si patëkeq, gjersa firma iu paraqit në fak símile, në gazetë. Në moshën rinore nuk e pati për të madhe të gjithë dokumentimin që një gazetar i nxori në “Tema”, ku pasqyronte gjyqin skandaloz me një aktore të talentuar, së cilës i kishte rënë më qafë gjer në shpërfytyrím. Nuk më jepet t’i bëj sërish të njohura mëtimet e paturpshme të Edit, gjer në incest të brendshëm familjar, me mësymje që vetëm një i pafytyrë si ai mund të bënte. Është gjysma e së keqes. E keqja e plotë është se tani, që ai gazetari investigues ishte bërë aleati i tij si propagandist në gazetën e vet, Edi hamendëson me keqdashje meskine se atë turpërim të merituar nuk ia kishte bërë ai gazetari aleat, por ‘Saliu’! “Qëllimi justifikon mjetet” – kishte thënë Makiaveli në “Princin” e tij, duke portretizuar politikanët e pacipë. Edi Rama kishte bërë një nga ato shpërthimet e tij rrugaçërore në mes të bulevardit kundër antagonistit të tij Berisha, dhe tani iu desh të përligjej se ishte bërë nervoz me atë humbje të kontrollit, duke bërë ndërrim autorësie për atë skandalin që kishte bërë në gjyq.
Për ata që janë frekuentues bibliotekash, le t’i verifikojnë këto të vërteta në gazetën “RD” të datë 6. 12. 2009. Këtë gazetë e kam ruajtur, sepse qysh në f. e 1-rë përmban tituj sensacionalë: “Akuza prej të çmenduri të Ramës në gyq ndaj ish-bashkëshortes dhe dëshmia e Matilda Makoçit” (5 faqe gazete të plota, të brendshme). “Berisha: Integrimi në BE, detyrim madhor i 96 % të shqiptarëve”. “Mbushja e Tiranës me plehra, do të shkarkojnë skizofrenin Edvin Rama”.
Por titulli më sensacional në faqe të parë është ky: “Si ndërhyri Dritëro Agolli që të mos i jepnin Ramës armë në zbor, - Ka probleme mendore”. Në okielo të këtij shkrimi tepër të rëndësishëm, lexojmë: “Ngjarja e vitit 1985 në Repartin Ushtarak të Burrelit. Lutjet e të ëmës dhe të atit të Edvinit ndaj komandantit të zborit”. Po citojmë nga shkrimi, në f. 6: “Duke e ditur se ai vuante nga skizofrenia, mjaft njerëz të tij të afërt kanë bërë të pamundurën duke ndërhyrë tek eprorët e Repartit Ushtarak ku kryente zborin, që Edi Rama të mos pajisej me armë, sepse rrezikonte jetën e të tjerëve. Kristaqi dhe bashkëshortja e tij, Aneta, kanë shkuar pas disa ditësh në Burrel dhe u janë lutur drejtuesve të Repartit që të mos i jepnin armë Edit, se mund të vriste njerëz”. Besohej se z. Dritëro Agolli, një personalitet i letrave shqipe, do ta ndjente për detyrë morale që të jepte një përgjigje, nëse ngjarja ishte e vërtetë apo e pavërtetë. Kështu, e kam ndjekur gazetën për dy javë, por çështja mbeti pa përgjigje. Logjikisht, po të ishte një sajesë, kuptohet se përgjigjja nuk do të vononte, negative: “S’është e vërtetë!”. Pra, ngjarja do të merret e vërtetë. Në një foto, po në f. 6, paraqitet Rama, në moshë madhore, lakuriq në plazh ndaj një femre lakuriqe me vështrimin... poshtë! Rama, justifikohej, në rrenat e tij, se kjo kishte ndodhur kur ishte... i vogël. Por fotoja e nxjerr në moshë të madhe!
Gafat e Ramës janë të pambaruara. Ai e nxori veten gafil kur u paraqit, në fillimet e proceseve demokratike, si antienverist i zjarrtë. Bëri edhe disa deklarata të tjera ekstremiste kundër R. Alisë, N. Hoxhës, veteranëve, Partisë së Punës (=PS-së). Këtë të fundit proklamonte se duhej nxjerrë jashtë ligjit! Në një deklaratë të komunistëve të Smokthinës, thuhej se ishte dënuar me vdekje!
Por të gjitha këto ishin lojëra, që vetëm një aventurier si Rama ishte i aftë t’i bënte. Tanimë, në krye të PS-së, ai ka katër parti komuniste brenda koalicionit të tij: dy PP e dy PK (parti komuniste). Si u besua ky njeri, me tiparet e Rasputinit, që të drejtojë një shtet, kur dështoi tërësisht si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me aktivitet zero? Në “Kurbanin” e tij, f. 35, përmend vetëm “arien e Aidës” , këngëtarëve shqiptarë, që hynë në grevë kundër tij, duke i paraqitur edhe një peticion intelektualët më të shquar të Tiranës! Le të krahasohet me aktivitetet e sotme në të gjitha fushat e art-kulturës! Kërkon t’i kreshpërohet sot z. Lulzim Basha, kur Tirana e bashkisë së Ramës do të duket si fshat i shëmtuar para asaj të Tiranës së kryetarit të tanishëm të bashkisë, pa le pas një viti!
Tani, ditët e fundit, kemi dy të majta në BE: Njëra quhet e majta e “Internacionales Socialiste”, tjetra e “Aleancës Progresiste”. Kjo e dyta përmbledh të gjitha partitë e majta perëndimore demokratike, duke e lënë Internacionalen Socialiste në shkrirje (nëse nuk është zhbërë ende). Kjo është e majta e Ajalës dhe e Papandreut, që ka marrë – për sevap – si të kooptuar (domethënë jo të zgjedhur) E. Ramën si nënkryetar – si narciz patologjik! Edi vdes për njëçikë titull, por po i mbetet vetëm titulli! Po i mbytet gjemia e “grumbullimit të fundërrinave”, vetëm që të përmbysë ‘Saliun’! Duket se u bind, së fundi, se me votë s’ka ç’i bën! Megjithatë do ta përdorë edhe armën e fundit: “M’i vodhën votat”! Por edhe kjo është bërë e pabesueshme, si një stereotip bajat!