E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis nje faze e re, jo thjesht nje legjislature e re

Bashke do te bejme cdo gje, per ta shnderruar kete institucion ne lokomotiven e legjislacionit evropian te Shqiperise. Bashke do te bejme edhe me te fuqishme diplomacine parlamentare. Bashke do te bejme avokatine e interesave te Shqiperise e shqiptareve. Bashke do te punojme per te rritur kontrollin e qeverisjes ne cdo shtylle te ketij shteti. Dy muaj me pare, shqiptaret kane folur dhe kane folur qarte. Me 28 qershor shqiptaret kane votuar dhe kane vendosur te lire. Ato kane vendosur qe sot ne te jemi ketu, ne kete tempull te demokracise per te udhehequr jeten e vendit ne kater vitet e ardhshme. Deshiroj te uroj te gjithe anetaret e ketij Parlamenti per zgjedhjen tuaj e t'ju uroj pune te mbare si deputete. Ju jeni perfaqesim i deshires dhe vullnetit te popullit tuaj.

Eshte thene se institucioni eshte hija e gjate e njeriut. Ky institucion, eshte hija e gjate e te gjithe burrave, grave qe kane votuar per t'u perfaqesuar ketu. Deshiroj te falenderoj te gjithe deputetet te cilet paten besimin per te me zgjedhur mua si Kryetare te tyre ne kete Kuvend. Une falenderoj partine time. Une e pranoj me shume perulesi zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit, per here te dyte. E vleresoj si nje privilegj te jashtezakonshem per t'i sherbyer vendit tim. Shpreh keqardhjen qe opozita nuk eshte sot ne vendet e saj, per te nderuar voten e qytetareve socialiste. Por une shpresoj shpejt, per nje periudhe debatesh te vlefshme, e nje opozite racionale me synimin ne interesat e perbashketa te shoqerise e Shqiperise. Pavaresisht nga diferencat qe kemi me opoziten, ne jemi qytetare shqiptar. Dhe sot dua t'i perserisim, qe jemi te hapur per bashkepunim. Ne do te bashkepunojme. Kete na e thote misioni, kete na e kerkon Shqiperia. Te jesh nje nder 140 deputetet perfaqesues te shqiptareve eshte nje nder i madh. Ne fakt eshte nje privilegj i vecante. Por mbi te gjitha eshte nje peshe e madhe pergjegjesie. Po te me pyesni se cdo te thote kjo, nuk do te mund te pergjigjesha me nje fjale. Kjo do te thote integritet ne pergjegjesi, do te thote te duash. Te duash vendin tend. Te duash kombin tend, t'i duash me shume se veten. Nese dikush thote se po e teproj, nuk bie dakord me te, sepse e kam pare, ashtu sic ndonjehere kam pare e shoh edhe ndryshe. Kam qene me fat, qe ne keto vite njoha politikane, te cilet vendosen vendin e tyre dhe idealet e tyre para vetes. Keta jane kampione. Gjeja me e mire qe mund te thuhet per dike eshte: "Ai i sherbeu nje kauze me te madhe se vetja e tij". Po te tentojme vetem kete model, e nese ma pranoni si sugjerim do te ndiheshit mire, ju garantoj. Ne keto vite ne Parlament kam pare, po ashtu, se pak integritet eshte me mire se cdo lloj karriere. Integriteti nuk eshte nje fjale kushtetuese. Ai as s'ka nevoje per rregulla. Eshte thjeshte te besh gjene e drejte dhe kur askush s'te sheh. Une kam qene me fat, qe kam drejtuar Parlamentin ne legjislaturen e kaluar. Bashke me deputetet qe jane ne kete salle dhe ata qe nuk jane me, kemi realizuar nje axhende te pabesueshme. Ishin kater vite plot sfida te veshtira, here-here me tensione te forta politike (si cdo parlament tjeter). Por ishte nje legjislature e suksesshme ne reforma, ne bashkepunimin per ligjet themeltare, e lume ne ceshtjet e interesit te kombit, ne procese integruese.

Ishte legjislature e vecante, e une isha e privilegjuar qe drejtova Parlamentin ne 4-vjecarin e zhvillimeve te medha te kombit, ne kohen e Pavaresise se Kosoves, ne vitet e ratifikimit te MSA-se, ne hyrjen e Shqiperise ne NATO. Bashke me deputetet e tjere te te gjitha kraheve kemi bere mijera milje per t'i dale zot Shqiperise dhe shqiptareve. Per kete dua te falenderoj te gjithe ato deputete te majte e te djathte qe kontribuuan e qe jane apo jo sot ne kete salle.

Sot nuk nis vetem nje legjislature e re. Fillon nje faze e re. Shqiperia eshte nder vendet me demokraci te re, shume gjera mund te duken te vecanta. Edhe koalicioni i ri, qe eshte vendosur e do te votohet eshte nje faze e re e rritjes se demokracise, e vendosur nga shqiptaret. Fillon nje faze e re. I bazuar ne nje koalicion, qe lindi per t'i sherbyer stabilitetit te kombit, te vendit. Nje koalicion qe perfaqeson nje spekter me te gjere te politikes dhe shoqerise, qe jep mbeshtetje legjislative me te forte politikave e programit te ri. Vete ndertimi i ketij koalicioni eshte indikatori i nje kulture politike kompromisi, i nje vullneti te forte, per te negociuar dhe per te respektuar diferencen, per te arritur marreveshjen - qe eshte celesi i demokracise. Si deputete te kesaj legjislature te re, ne ndihemi shume te nderuar sepse: Vijme nga zgjedhjet me pjesemarrje te madhe te shqiptareve. Vijme nga zgjedhjet me te mira qe jane realizuar. Per here te pare, ne keto dy dekada cdonjeri nga 140 deputetet ka marre mandatin me vendim unanim te anetareve te majte e te djathte te KQZ-se. Per here te pare, nuk ka me hije ne asnje mandat.

Kjo e ben parlamentin me te forte, e ben institucionin primar, me te vertetin. Ky parlament ne 4 vitet e ardhshme do te kete nje axhende shume ambicioze. Do te beje cdo gje per te mbeshtetur projektet e medha te kombit. Ky Kuvend do te angazhohet per stadin me te larte te pershtatjes se legjislacionit te vendit me ate europian. Bashke do te bejme cdo gje, per ta shnderruar kete institucion ne lokomotiven e legjislacionit europian te Shqiperise.

Bashke do te bejme edhe me te fuqishme diplomacine parlamentare. Bashke do te bejme avokatine e interesave te Shqiperise e shqiptareve. Bashke do te punojme per te rritur kontrollin e qeverisjes ne cdo shtylle te ketij shteti. Ne proceset integruese Parlamenti do te luaje rolin e vet primar, sic i takon. Ne kater vitet e ardhshme do te perballemi me shume sfida te tjera. Sfida te medha, te veshtira. Do kemi debate pa fund. Dhe kjo na ben mire. Mund te kemi edhe tensione, dhe kjo nuk eshte dicka e re, ndonje grup mund te vendos edhe ne nxitim, edhe ne drejtim te kundert te interesave, por ky vend do te ece perpara. Opozita ka detyrimet e saj kushtetuese. Detyra ime eshte te respektoj opoziten. E respektoj opoziten edhe kur nuk bie dakord me te, sepse kete thote shpirti i demokracise. E respektoj opoziten jo vetem sepse kete me thote detyra, por edhe sepse pjesen me te madhe te jetes e kam kaluar ne opozite ( dhe ketu nuk e kam fjalen thjesht si deputete).

Jam e sigurt se marreveshje te rendesishme per vendin do te kene bashkepunimin e opozites. Shqiptaret kane vendosur me 28 qershor. Ata konfirmuan vendosmerine e tyre per te finalizuar liberalizimin e vizave, projektin e Shqiperise Evropiane. Atyre qe mund t'i duket e veshtire, do u kujtoja se po keshtu na dukej integrimi ne NATO. Por Shqiperia ne NATO sot eshte nje realitet. Po te pyesja sa prej jush e besonte kete 2 vjet me pare, do ishin pak ata qe e besuan. Ne kater vitet e ardhshme ky tempull do te jete vendi i reformave. Reforma eshte filozofia jone. Reformat do te jene thelbi i punes suaj. Reformat do te jene perkushtimi yne. Reformat jane fillimi dhe mbarimi i asaj qe do te beje ky Parlament. Jemi ketu se u bene reformat. Do te punojme per reformat per te shkuar aty, ku vota e 28 qershorit na kerkoi. Ne 4 vitet e ardhshme, bashke me ju, do te bej cdo gje qe varet nga une per t'i rritur dinjitetin Kuvendit te Shqiperise. Nuk kam enderr me te bukur si Kryetare se sa ta shoh kete salle arene te debatit te vertete, tempull te te vertetave, ne funksion te shqiptareve, ne funksion te kombit, ne funksion te nje ekonomie gjithnje ne rritje, te nje kombi ne rritje, ne mbrojtje te shtetit te se drejtes, ne synimin e integrimit. Kam reflektuar shpesh per drejtimin dhe vendimmarrjen, e kam mesuar: Guximi ne politike nuk eshte vetem te kesh nerv per te marre vendime te veshtira, apo per te bere gjerat e duhura, edhe kur nganjehere vetem Zoti e di se eshte gjeja e duhur. Eshte kryesisht te mbash petkun e pergjegjesise e te ecesh para. Jam e sigurt, se bashke do ia arrijme.

Zoti e bekofte Shqiperine e shqiptaret!

* Fjala e mbajtur mbreme pas zgjedhjes per nje mandat te dyte


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›