Shqipëria zgjat moratoriumin ndaj skafeve, duke dëmtuar turizminNga BalkanTravellers.comNë përpjekje për të luftuar trafikun ilegal, parlamenti shqiptar ka miratuar një tjetër ndalim të përdorimit të mjeteve të motorizuara ujore për tri vjet. Kritikë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Shqipëria zgjat moratoriumin ndaj skafeve, duke dëmtuar turizminNga BalkanTravellers.comNë përpjekje për të luftuar trafikun ilegal, parlamenti shqiptar ka miratuar një tjetër ndalim të përdorimit të mjeteve të motorizuara ujore për tri vjet. Kritikët thonë se kjo do të dëmtojë industrinë e turizmit në vend.
Në përpjekje për të ndaluar trafikut e njerëzve dhe drogës drejt Italisë dhe Greqisë, moratoriumi hyri në fuqi në vitin 2005 për herë të parë, duke prekur rreth 2000 pronarë mjetesh të tilla në Shqipëri.
Sipas Balkan Insight, skafet përdoreshin në vitet ‘90 për të trafikuar emigrantë e drogë nga Shqipëria drejt Italisë, por pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Shqipërisë dhe fqinjëve të saj, ka pasur një rënie të përdorimit të tyre.
Edhe pse anijet turistike dhe jet ski-të janë përjashtuar nga moratoriumi, ata sërish janë subjekt i një sërë rregullash, njofton Southeastern European Times.
Kritikët e moratoriumit thonë se ai është i panevojshëm dhe se do të dëmtojë industrinë e turizmit në vend, por dhe peshkatarët.