E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia zhvillim dinamik ne turizem

Shqiperia ka nje zhvillim dinamik te turizmit por duhet investim ne mirefunksionimin e tij. Keto ishin rezultatet e konferences per turizmin te zhvilluar nga Universiteti Evropian i Turizmit. Rektori i ketij universiteti z. Salvatore Messina ka pohuar se me gjithe shifrat optimiste te rritjes se nivelit te turisteve qe vizitojne vendin tone perseri ekzistojne negativitete ne lidhje me mirefunksionimin e turizmit te cilat duhet te rregullohen me kalimin e kohes e prandaj sipas tij paraqet rendesi pikerisht formimi dhe kualifikimi i specialisteve te rinj te turizmit ne vendin tone.

Ne nivel nderkombetar turizmi ka shenuar nje rritje ne nivelin prej 4 per qind ne vitin 2009 dhe i njejti turizem ne Shqiperi ka shenuar rritje deri ne nivelin prej 34 per qind. Kjo eshte nje e dhene mjaft pozitive per Shqiperine ku vetem ne 6 muajt e pare te vitit eshte shenuar rritje me 10.2 per qind pare kjo ne kuotat e regjistruara te mberritjes se turisteve te huaj nga jashte.

Por eshte fakt se 64 per qind e turisteve qe vijne ne Shqiperi jane nga Ballkani kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e pavaresisht ketij niveli te larte duhet thene se ata vijne vetem per pak muaj ne periudhen korrik ndash gusht. Kjo domethene se nuk ka ende nje program te detajuar per turizmin. Dhe kjo gje ndikon shume ne sherbimet qe ofrohen prej operatoreve turistike. Ky eshte nje realitet qe ne dukje duket se jane shifra optimiste por qe flasin per nje negativitet ne menyren sesi zhvillohet ende turizmi ne Shqiperi - theksoi ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›