Formulari A3 nje ne dhjete do te hyje ne universitet

Neser shpallen fituesit e fazes se fundit. Nje ne 10 aplikante shpallet fitues
Neser shpallen fituesit per fazen e fundit te regjistrimit ne universitete te cilet kane aplikuar nepermjet formularit A3. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bejne te ditur se nje ne dhjete aplikues do te shpallet fitues pasi ky eshte raporti ndermjet aplikanteve dhe vendeve te mbetura bosh.
Datat
APRIAL te dorezoje ne daten 4.11.2010 ne forme te shkruar dhe elektronike listat perfundimtare te kandidateve fitues sipas programeve perkatese te studimit te ciklit te pare me kohe te plote ne institucionet publike te arsimit te larte dhe DAR/ZA-te. Keto institucione te afishojne menjehere listat ne vende te dukshme ne mjediset e tyre - percaktohet ne udhezim.
Nderkaq data 9 nentor do te jete dita kur keta fitues te fundit do te nisin shkollen pasi deri ne daten 8 eshte percaktuar afati per regjistrim.
Regjistrimi
Regjistrimi i kandidateve fitues te behet prane sekretarive mesimore te institucioneve publike te arsimit te larte ne datat 5 6 7 8 nentor nga ora 800 deri ne oren 1800. Per regjistrim kandidati duhet te dorezoje dosjen individuale me dokumentet origjinale - percakton udhezimi i ministrit Tafaj.
Dokumentet e nevojshme jane deftese pjekurie ne mungese te origjinalit vertetim me liste notash me fotografi ose dokument me fotografi i leshuar nga Arkivi i Shtetit me notat perkatese te nenshkruara nga drejtori i shkolles dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Zyres Arsimore dokument identifikimi leternjoftim pasaporte dhe fotokopje te tij. Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit 2 fotografi si edhe mandatarketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.550 lekesh paguar ne nje nga bankat e nivelit te dyte.
Kuotat
Rishperndarja e kuotave eshte bere duke favorizuar kryesisht deget qe cilesohen si interes publik duke vendosur theksin ne Teknologjine e Informacionit dhe ne Mesuesi nderkohe qe jane menjanuar deget me shume te preferuara si Mjekesia Drejtesia Shkencat Sociale apo inxhinierite kryesore. Keto kuota jane Brenda kllapave ne krah te cdo dege ne formularin A3.
Per keto dege do te aplikojne vetem studentet qe nuk jane shpallur fitues deri me tani dhe me te miret e tyre do te regjistrohen me pas ne deget e universiteteve publike. Pervec kesaj maturantet do te kene shans edhe me kuotat part-time qe per kete vit do te jene me te shumta se vitet e kaluara.