Shqipëria,tërheq forcat nga Iraku

Ministria e Mbrojtjes konfirmon lajmin e tërheqjes së trupave nga Iraku. Trupat komando do të kthehen në Shqipëri të shtunën të shoqëruar nga vetë ministri Gazmend Oketa i cili aktualisht ndodhet në Irak. Ministri Oketa mori pjesë dje në ceremoninë e uljes së flamurit shqiptar që u zhvillua në Mosul, por "ceremonia dhe vizita e tij në Irak u mbajt sekret për arsye sigurie- thotë ministria e Mbrojtjes. Kontigjenti aktual në Irak përbëhej nga 200 trupa komando. Shqipëria ka kryer misionin e saj në Bagdad dhe Mosul. Aktualisht në Mosul vepronte kontingjenti 11-të Paqëruajtës. Lajmi fillimisht u publikua nga agjencia e lajmeve Reuters. Po sot nga Iraku do të tërhiqen edhe trupat e Moldavisë, gjithashtu Bosnja tërhoqi këtë javë trupat.