E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiganti italian i energjetikës ENEL, gati të transferojë investimet e saj në Shqipëri

Shkruajnë mediat e Italisë

Gjiganti italian i energjetikës ENEL po planifikon që të anulojë planet e saj investuese në Itali për ti transferuar ato në Shqipëri, pasi kështu vlerësohet se reduktohen kostot dhe pengesat burokratike, raportoi dje agjencia “newsitaliapress.it”.
Një politikan nga rajoni verilindor italian i Venetos, Renzo Marangon, tha se kishte informacione të besueshme mbi mundësinë e braktisjes së një projekti me vlerë 2 miliardë euro në Porto Tolle.
“Unë jam informuar se drejtuesi ekzekutivi i ENEL, Fulvio Conti, ka biseduar me kryeministrin italian Silvio Berlusconi dhe atë shqiptar Sali Berisha, në lidhje me mundësinë e transferimit të këtij investimi në Shqipëri”, konfirmoi Marangon.
Në 3 dhjetor të vitit 2007, zoti Conti dhe Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e sektorit elektroenergjitik shqiptar. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›