E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktisja - Edvini s’mbush dot Pallatin e Kongreseve, i zhvendos njerëzit në holl

Faza e dytë e spastrimeve të “xhaketave të vjetra” në parti dhe afrimit të vullnetarëve të rinj ka nisur me një braktisje totale nga anëtarësia. E konceptuar si një manifestim ndryshimi, që feston largimin e nanoistëve, tubimi i djeshëm u zhvendos në hollin e Pallatit të Kongresve, për shkak se s’kishte militantë për të mbushur sallën dhe rrezikohej fabrikimi i ndonjë skandali mediatik

TIRANE - Evenimenti i djeshëm ku u dhanë edhe apelet e para të fushatës elektorale, ishte parashikuar nga Edi Rama që të kishte në tubimin e “Rrjetit të Vullnetarëve të Shqipërisë” një pjesëmarrje të konsiderueshme të rinjsh.
Po pavarësisht angazhimit të dhjetëra autobusëve nga rrethet, fluksi i të pranishmëve nuk arrinte që të mbushte as në gjysmën e saj sallën 2500-vendëshe të Pallatit të Kongreseve. Duke qenë se ky fakt binte në sy dhe nuk mund ti fshihej syrit të kamerave, Rama vendosi që ta zhvillonte tubimin në hollin e godinës ku nuk asistonin më shumë se 300 të rinj.
Kryesocialisti i nxehur nga ky fakt akuzoi për mungesë organizimi Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit “Qemal Stafa”, Saimir Tahiri, duke mos kursyer edhe sharjet dhe kërcënimet.
Mësohet se tonet e bisedës mes tyre pas tubimit kanë qenë aspak dashamirëse, ndërsa kreu i selisë rozë ka paralajmëruar shkarkimin e Tahirit nga ky funksion.  
Ndërkohë, dje në tubimin e “Rrjetit të Vullnetarëve të Shqipërisë”, kryesocialisti Edi Rama shpalli fillimin e procesit të fundit për spastrimin e radhëve të partisë nga xhaketat e vjetra dhe mbushjen fiktive të listave të anëtarësisë apo strukturave drejtuese me të rinj bazuar në “parimin e vullnetarizmit në politikë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›