E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia dhe Spanja ratifikojnë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Jozefina Topalli përshëndet homologët
 
TIRANE - Protokolli i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është ratifikuar nga Senati Spanjoll dhe dhoma e deputetëve e Çekisë
Nëpërmjet një letre falënderimi drejtuar Presidentit të Senatit, Francisco Javier Rojo,
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shprehur vlerësimin e saj personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë  për mbështetjen që Spanja po i jep procesit të integrimit euroatlantik të  vendit tonë.
Gjithashtu kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e saj, si dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Çekisë, Miloslav Vlcek.
Të dy këto shtete anëtare të NATO-s, e çojnë në 13 numrin e shteteve ratifikues të protokollit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›