E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipja nisi te mesohet ne shekullin e XVI-te Izaura Ndoj

Shkolla e pare shqipe njihet ajo e vitit 1887, por sipas disa studimeve te thelluara kohet e fundit nga historiane dhe studiues, mesimi i gjuhes shqipe daton qe ne shekullin e XVI-te. Studiues, akademik dhe historian referuan dje ne Konferencen Shkencore “Shkollat shqipe ne trojet shqiptare nga shekulli i XVI deri ne gjysmen e shekullit te XVIII”. Drejtori i Qendres se Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi e vuri theksin tek zhvillimi i arsimit prane institucioneve fetare. “Kur flasim per arsimin ne gjuhen shqipe duhet te kemi parasysh qe ashtu si ne Europe edhe ne Shqiperi, nuk mund te bente perjashtim fakti se institucionet pritese te arsimit kane qene kishat, sepse aty ishin njerezit e arsimuar qe mund te percillnin arsimin”, tha Marashi. Sipas tij, ky fakt eshte i rendesishem qe te nxirret ne pah ne kuptimin historik, por edhe ne kuptimin e rrugetimit te arsimit shqiptar dhe pikerisht ky eshte dhe qellimi i konferences se sotme. “Nese Gjon Buzuku shkruan shqip ne vitin 1555, nese Frank Bardhi shkruan shqip ne vitet 1630, nese dhe ne Arberi shkruhet shqip ne fund te shekullit te XV, atehere keta njerez te mencur e te guximshem a nuk kishin deshire t'ua linin trashegim kete dije dikujt tjeter?”, u shpreh Marashi. Nderkaq, sipas historianit Pellumb Xhufi, gjuha shqipe eshte mesuar shume me perpara se kjo date, qe ne shekullim e XVI ne radhe te pare ne shkollat e veriut katolik ku mesohej gjuha shqipe per qellime fetare. Por kjo rezulton te kete ndodhur edhe ne jug te Shqiperise, ne hemisferen ortodokse, ku kushtet nuk ishin aq te favorshme sa ne veri, pasi aty Austro-Hungaria kishte marre rolin e protektorit te komunitetit katolik dhe mbronte edhe shprehjen ne gjuhen kombetare ne sherbesat fetare. “Kemi nje levrim te gjuhes shqipe per efekte te mesimit te fese, nderkohe qe kryesisht mesimet ne ate kohe beheshin ne gjuhen greke. Ky eshte edhe shkaku qe shume heret fillojme te gjejme shkrime shqipe te shkruar me alfabetin grek, pastaj kemi edhe deshmi te tjera si ne mbishkrime kishash sic eshte ne Manastirin e Ardenices dhe pastaj fillojne perpjekjet per nje alfabet te shqipes”, tha Pellumb Xhufi. Konferencen e pershendeti edhe Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Aldo Bumci. “Kjo eshte nje nga konferencat me te rendesishme ne kete 100-vjetor, pasi gjuha eshte deshmi e lashtesise se ketij kombi. Shpresoj qe kjo konference te sjelle fakte te reja dhe te dale me nje botim qe te behet pjese e kurikulave mesimore”, tha Bumci. Konferencen shkencore “Shkollat shqipe ne trevat shqiptare nga shek. XVI deri ne gjysmen e dyte te shek. XVIII” kishte si qellim rolin e arsimit ne gjuhen shqipe dhe rendesine e tij historike, por jo vetem. Ajo nxori ne drite shkollat shqipe me te hershme, fakte te shumta per mesimin e gjuhes shqipe qe ne fillim te viteve 1860, ne klasa ku mesoheshin elementet fetare, por edhe shqip, para hapjes se shkolles se pare laike, “Mesonjetorja” ne 1887. Konferenca Shkencore me teme “Shkollat shqipe ne trevat shqiptare nga shek. XVI deri ne gjysmen e shek. XVIII” u zhvillua nga MTKRS ne bashkepunim me Qendren e Studimeve Albanologjike, ne kuader te 100- vjetorit te shpalljes se Pavaresise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›