E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet arrestimi Strauss-Kahn Kam imunitet

Dokumentet gjyqësore amerikane tregojnë se ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kahn ka pretenduar imunitet diplomatik, pas arrestit të tij në Nju Jork, pas akuzave se është përpjekur për dhunimin e një punonjëseje hoteli.

Kreu i organizmit ndërkombëtar u ankua dhe për prangosjen, bëjnë të ditur dokumentat e publikuara së fundmi në Shtetet e Bashkuara. Transkriptet e publikuara nga ana e prokurorëve në Nju Jork, zbulojnë detaje rreth ditës kur Strauss-Kahn u arrestua në aeroportin JFK të qytetit. Ndërsa tentonte të largohej nga vendi me një avion të Air France.

Kreu i FMN-së u kërkoi policëve të mos e prangosnin, u ankua se prangat ishin të shtrënguara, pretendoi imunitet diplomatik e një ditë pas arrestimit kërkoi për mëngjes vezë dhe sanduiç. Straus-Kahn, 62 vjeç, aktualisht i ka hedhur poshtë akuzat për abuzim seksual dhe gjendet në arrest shtëpiak në Nju Jork, në pritje të procesit gjyqësor.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›