Dinamo ndaj Beses ne Kavaje piket per te mbrojtur titullin
Dinamo kampione ne fuqi e menduar si skuadra per tu mundur duket se nuk ka kaluar nje periudhe te mire ne kete fillim sezoni. Skuadra e trajnerit argjentinas Luis Blanko renditet e treta ne klasifikim ne kuoten e 23 pikeve 5 me pak se kryesuesi Flamurtari dhe 2 me pak se vendi i dyte Skenderbeu. Eumlshte ende heret te flitet per titullin kampion. Por per Dinamon eshte nje mundesi e arte per te qene gjithnje aty shume prane luftes per titull. Flamurtari eshte mundur kete fundjave nga Tirana dhe eshte ndalur ne kuoten e 28 pikeve. Po ashtu ne ndihme ka ardhur edhe humbja e Skenderbeut i cili eshte mundur dje ne Durres dhe u ka dhene nje shans bluve qe te rimarrin vendin e dyte ne klasifikim. Ky eshte objektivi me aktual i trajnerit te bluve Blanko i cili gjithsesi mundohet te tregohet me largpames nuk ia ndan syte titullit kampion. Duket sikur ai nuk e vlereson Besen por ne te vertete kur flet me te e kupton se eshte krejt ndryshe. Kavajasit duke lene menjane pozicionin qe mbajne ne kete pjese te pare te sezonit qe per te thene ate qe duhet nuk eshte ai qe pritej kane nje skuader te ndertuar mire por qe ne shumicen e rasteve nuk kane pasur fatin e duhur ne shume ndeshje per te ecur perpara. Trajneri argjentinas e ka studiuar mire kete kundershtar dhe ne ndeshjen e radhes sot do te kerkoje te kthehet nga Kavaja me maksimumin e pikeve. Do te jete nje ndeshje e veshtire eshte shprehur trajneri argjentinas Lusi Blanko. Besa ka nje ekip te mire i cili nuk ka mundur te shprehe potencialin e tij ne keto ndeshje te para te sezonit. Renditja e kundershtarit nuk do te thote asgje per ne pasi duhet te jemi te kujdesshem dhe te mundohemi te imponojme lojen tone. Objektivi yne ne kete ndeshje eshte te marrim tri piket te cilat do te jene shume te rendesishme per tiu afruar Flamurtarit ne krye te tabeles perfundon trajneri i bluve. Tekniku ka punuar gjate gjithe javes per formacionin qe do te zbrese ne fushe sot ndaj Beses. Sipas burimeve prane tij nuk do te mungojne ndryshimet. Tashme duket se portieri titullar Hoxha ka humbur besimin e trajnerit Blanko. Ai me shume mundesi nuk do te zbrese ne 11-shen titullare. Vendin e tij do ta zere portieri i Kombetares kuqezi Isli Hidi. Gardiani veteran kaloi nje periudhe jo te mire ne fillimin e sezonit dhe pas kater ndeshjeve te para humbi vendin ne 11-she. Por tashme duket se eshte rikthyer ne forme dhe sot do te jete kunder Beses. Kete e konfirmon edhe trajneri Blanko i cili e justifikon se ka pasur vetem nje bllokim psikologjik.