E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, prangosen 5 ish-zyrtarë të zyrës së punësimit

Kështu në prangat e policisë kanë rënë shtetasit, Gentian Rukaj, ish-drejtor i zyrës vendore të punësimit në Kurbin, Mirjeta Frrokaj me detyrë ish speciliste e pagesës së papunësisë, Bledar Cufaj, me detyre ish specialist i shërbimeve në këtë zyrë.

Të akuzuarit kanë ushtruar detyrën e tyre në zyrën e punësimit në Kurbin nga fundi i vitit 2007 deri në Maj te vitit 2009. Këta persona gjatë periudhës 2008-2009 kishin krijuar rreth 85 dosje për persona të papunë, duke përfituar paga papunësie.

Në bazë te hetimeve, këta shtetas i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit shqiptar prej 6 milion lekësh të reja. Hetime nisën vitin e shkuar, pas denoncimeve të bëra, ndërkohë që vetëm tani janë bërë arrestimet.

“Pas këtij informacioni menjëherë në zyrën vendore të punësimit Kurbin, janë dërguar Oficerë të Drejtorisë së Policisë qarkut Lezhe, nga të cilat janë kryer veprimet e para hetimore, pas kësaj veprimet hetimore i kanë kaluar Oficerëve të Policisë gjyqësore të seksionit te Prokurorise se Rrethit gjyqesor Kurbin”, thanë burime nga prokuroria e rrethit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›