Asfaltohen 16 km e parë të rrugës B. Curri – Valbonë
Ndërkohe që në pjesen e mbetur, Dragobi – Valbonë prej 11 km kanë mbaruar punimet e trasesë së rrugës, veprat e artit dhe pritet të filloj asfaltimi. Rruga është e ndërtuar sipas të gjitha standarteve, me një gjatësi 6 m, me 2 kalime.
Ky është një investim i buxhetit të shtetit me një vlerë prej 1 miliard lekë. Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor në zonën e Veriut. Për këtë arsye, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka inspektuar nga afër punimet, duke u ndalur edhe në segmentin Kukës – Krumë, pjesë e unazës Lindore të vëndit. Në 6 km e parë të rrugës Kukës –Krumë kanë përfunduar punimet e trasesë dhe të gjithë veprat e artit, rruga është gati për shtresat e asfaltimit.
Ky aks rrugor ka një rëndësi sidomos gjatë periudhës së dimrit, pasi përdoret si segment alternative në rastin kur aksi Qafë Mali – Fierzë bllokohet nga dëbora dhe ngrica. Gjatë inspektimit, ministri Olldashi theksoi se ritmet e punimeve janë shumë të mira në të dy këto segmente të rë rëndësishmë për vëndin.
“Ritmet e punimeve janë shumë të mira si në rrugën Kukës –Krumë që është pjesë e unazës Lindore të vendit, po ashtu dhe në një rrugë tjetër të rëndësishme siç është ajo e Valbonës. Pothuajse kemi mbyllur të gjitha rrugët që çojnë në bregdet dhe u jemi drejtuar rrugëve që kanë destinacion turizmin malor”, tha Olldashi.