Shqipëria humb me Slloveninë

Tiranë, 9 Shkurt 2011 NOA – Shqipëria ka arritur të shënojë kundër Sllovenisë përmes Ervin Bulku duke barazuar kështu rezultatin në minutën e 62-të por në fund të ndeshjes humb me penallti.
Më herët në minutën e 24-t ishte Navakoviç për sllovenët që shënoi golin e parë të kësaj miqësoreje.
Skuadra kuqezi prezantohet me këtë përbërje: Në portë, Saimir Ujkani, mbrojtja, nga Armend Dallku, Lorik Cana, Admir Teli, Kristi Vangjeli, mesfushorë: Klodian Duro, Altin Lala, Andi Lila, Ansi Agolli. Kurse në sulm, Hamdi Salihi dhe Erjon Bogdani.
Në pjesën e dytë u aktivizua nga trajneri Josip Kuzhe edhe Ervin Bulku i cili shënoi golin e barazimit.
Gjatë pjesës së dytë, ekipi shqiptar u përpoq shumë që të mbante së paku barazimin, por një penallti e akorduar në minutën e 89-të bëri që Dediç të shënojë për sllovenët.
Në këto kushte, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të sllovenëve.
e.r/NOA
Lajme të ngjashmeGardistët rrezikojnë burg të përjetshëmKorrupsioni si sistemZgjedhjet e 8 majit, nën hijen e tensionit PD-PSBerisha emëron Ylli Manjanin zv/ministërAmbasada e SHBA: Countryman anulloi vizitën në Kosovë për shkak të mjegullës Lidhje: Admir Teli, Altin Lala, Andi Lila, Ansi Agolli. Hamdi Salihi, Armend Dallku, Dediç, Erjon Bogdani, Ervin Bulku, Josip Kuzhe, Klodian Duro, Kristi Vangjeli, Lorik Cana, Navakoviç, Saimir Ujkani, shqiperia, Sllovenia, Tiranë