E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Munchen pëlqen Keitan

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 16:29

Pas largimit të Mark van Bommel, Bayern Munchen po mendon që ta mbushë hapësirën e lënë në mesfushë nga futbollisti holandez, duke e transferuar mesfushorin e Barcelonës, Seydou Keita, të cilit i skadon kontrata sezonin e ardhshëm.

Natyrisht, klubi bavarez nuk do ta ketë të lehtë që ta ‘kapë’ futbollistin nga Mali, pasi që trajneri i katalunasve, Pep Guardiola, i jep hapësira vazhdimisht atij, kur të ketë mundësi dhe nevojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›