E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani e fton Forlanin në Napoli

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 16:24

Edinson Cavani e ka një ëndërr. Sulmuesi uruguaian ka thënë se do të dëshironte që edhe në nivelin e klubeve të luajë përkrah bashkëkombësit të tij, Diego Forlan, me të cilin Uruguai arriti rezultat historik në Botërorin e fundit.

“Do të ishte një gjë e bukur të luaja në Napoli bashkë me Forlan”, tha Cavani i cili thotë se Napoli këtë sezon meriton më shumë se pozitën e tretë në Serie A. Ai e falënderon Palermon që ia dha mundësinë të zhvillohej, por shton se e adhuron Napolin për humanitetin që e posedon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›