Ibrahimoviç ndihet i lodhur

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 16:20
Milan ka rënë në hall të madh. Direkt nga Suedia, ku i është bashkuar Kombëtares, Zlatan Ibrahimoviç ankohet se ndihet i lodhur, pas paraqitjeve të njëpasnjëshme me Rossonerët.
“Ndihem i lodhur. Kjo është parë në dy ndeshjet e fundit, ku nuk isha 100 për qind. Por, mendoj se kjo është normale, pasi që kam luajtur praktikisht në të gjitha ndeshjet”, deklaroi sulmuesi suedez me prejardhje boshnjake në konferencë për shtyp.
Ish sulmuesi i Ajaxit, i Juventusit, i Interit dhe i Barcelonës po kalon një sezon të shkëlqyeshëm. Ai ndihet mirë që e ka gjetur ritmin e duhur, pasi që thotë se po mëson duke punuar me lojtarë të tjerë profesionistë.
“Ndiej se jam përmirësuar dhe që po përmirësohem pas çdo viti që kalon”, përfundoi Ibrahimoviç.