I pavendosur për të ardhmen

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 17:32
Me Milanin ka luajtur vetëm disa ndeshje, por e ardhmja e Mark van Bommel është vënë në dyshim qysh tash.
33 vjeçari, i cili nënshkroi kontratë për gjashtë muaj me Rossonerët, ka përfunduar në shënjestër të Tottenhamit, i cili e do gjatë verës. Edhe vetë futbollisti holandez e pranon se do ta pëlqente një përvojë në kampionatin anglez.
“Tottenham është njëra prej skuadrave të mia të preferuara në Premierligë. Në të ardhmen do më pëlqente të luaja atje. Megjithatë, në Milan jam mirë dhe nuk di ende asgjë për të ardhmen time”, u shpreh ish futbollisti i Barcelonës e i Bayern Munchenit.