Shqiptarët braktisin zgjedhjet e pjesshme
Proces zgjedhor i qetë, por pjesëmarrja e votuesve ishte e ulët, madje një ndër proceset me përqindjen më të vogël në 19 vitet e fundit. Kështu mund të përkufizohet procesi zgjedhor i zgjedhjeve të pjesshme lokale në pesë njësi vendore në të gjithë vendin. Edhe pse një proces normal, ku nuk u shënua asnjë incident, pjesëmarrja dhe interesi i zgjedhësve ka shënuar rënie të dukshme në të pesë njësitë krahasuar këto me zgjedhjet lokale të vitit 2007. Sipas zëdhënësit të KQZ, Leonard Olli, përqindja paraprake e votuesve është rreth 20%. KQZ e justifikoi pjesëmarrjen e ulët me numrin e vogël të partive që morën pjesë në garë. Të dhënat e para, ende jozyrtare, tregojnë se në Komunën Otllak, në Qarkun e Beratit, kanë votuar rreth 30% të zgjedhësve që kanë të drejtë vote. Në Fierzë dhe Fushë-Arrëz kanë votuar rreth 40 për qind të zgjedhësve dhe në Bashkinë e Klosit rreth 50%. Në minibashkinë 10, kur qendrat e votimit vijuan të ishin të hapura edhe pas mbylljes së orarit zyrtar, kanë votuar më pak se 5 mijë zgjedhës më të drejtë vote ose rreth 20%. Madje kjo njësi shënon edhe numrin më të ulët të pjesëmarrjes, kur zgjedhësit nuk kanë treguar shumë interes për të shprehur vullnetin e tyre se kush duhet të drejtojë deri në vitin 2011 minibashkinë 10 në kryeqytet.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 të mëngjesit në pesë njësitë vendore dhe nuk u shënua asnjë incident gjatë ditës. Për shkak të mungesës së Partisë Socialiste në këto zgjedhje, në Komunën Otllak në garë ishin tre kandidatë, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, ndërsa në katër njësitë e tjera, përballja mes dy kandidatëve ishte mes dy partive tanimë në bashkëqeverisje.
"Si rezultat i masave të marra dhe faktit se ishin pesë njësi vendore, gjithçka ka filluar normalisht. Në orën 7:00, KQZ kishte marrë të gjitha masat për të çuar në të gjitha njësitë vendore që kanë zgjedhje të pjesshme, inspektorë e specialistë të KQZ-së, të cilët do të asistonin të gjithë procesin, nga fillimi deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave dhe sjelljen e bazës materiale në Tiranë", është shprehur zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli.
Me vetëm pesë njësi të qeverisjes vendore dhe 65 qendra votimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka më të lehtë të kontrollojë procesin, pa qenë nevoja e monitorëve të zgjedhjeve të shkuara.
Në Komunën Otllak garonin tre kandidatë, Muhamet Hoxha i PD-së, Nasif Gjoka i LSI-së dhe Hektor Beqollari i Partisë së Punës të Riorganizuar. Në Bashkinë e Klosit ishin në garë kandidati i PD-së, Ramazan Mjeshtri, dhe Xhevdet Reci i LSI-së. Në Fushë-Arrëz ishin në garë kandidatët Alfred Cafaj i PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së. Në Komunën e Fierzës kandidojnë Gjelosh Pepkolaj i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së. Në minibashkinë 10 garuan Blendi Fuga nga Partia Demokratike dhe Blendi Thomai nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pas mbylljes së qendrave të votimit në pesë njësitë vendore u bë transporti i kutive të votimit dhe më pas nisi numërimi i votave. Numërimi ka vijuar gjatë natës dhe pritet që gjatë paradites së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultatin dhe emrat e drejtuesve të rinj në këto pesë njësi. Partia Socialiste nuk mori pjesë në këto zgjedhje, për shkak të vendimit të saj për të mos njohur zgjedhjet e 28 qershorit. Si rezultat, anëtarët që i takonin kësaj partie u zëvendësuan nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut si partia e dytë e opozitës siç e parashikon edhe Kodi Zgjedhor.