"Albpetrol": Asnjë shitje pa para në dorë për ARMO-n
Pas problemeve të krijuara me shlyerjen e detyrimeve, kompania "Albpetrol" sh.a ndryshon rregullat për shitje-blerjen e naftës me ARMO-n. Nëse nuk parapaguan për sasinë e interesuar, ARMO nuk do të mund të tërheqë asnjë litër naftë.
Ky ka qenë vendimi i fundit i këshillit mbikëqyrës së kompanisë. "Fillimisht do të bëhet parapagimi i të gjitha faturave të naftës që ARMO kërkon dhe më pas do të mbushen autobotet me naftë për të", është shprehur drejtori i "Albpetrol", Ferdinand Murati, i cili e drejton këtë kompani prej afro katër javësh. Deklarata e kreut të kompanisë lidhur me ndryshimin e praktikës së marrëdhënieve të shitje-blerjes, si dhe marrëdhënieve ekonomike mes dy kompanive, ka ardhur menjëherë pas vendimit që këshilli mbikëqyrës i "Albpetrol" ka marrë pak ditë më parë. Burime zyrtare nga kompania shtetërore "Albpetrol" konfirmojnë se ky vendim ka lidhje me moskorrektësinë e treguar deri më tani nga ARMO, për likuidimin e faturave të blerjeve të sasisë së naftës. Vendimi i këshillit mbikëqyrës vjen edhe si pasojë e krizës ekonomike ku u fut "Albpetroli". Për shkak të faturave të papaguara prej disa muajsh, punëtorët nuk kanë marrë pagat. Madje, kolapsi financiar e ka detyruar "Albpetrolin" më shumë se tri herë që t‘i drejtohet kredisë, e cila është siguruar me interes të lartë në bankat operuese në vend.
Drejtori i kompanisë "Albpetrol", Ferdinand Murati, është shprehur se që me ardhjen e tij në krye të kompanisë ka kërkuar rrugëzgjidhje për situatën e krijuar. "Me ardhjen time në krye të kompanisë, kam nisur negociata konkrete me krerët e ARMO-s me qëllim që të nisë shlyerja e borxheve. Tashmë, krahas naftës që kjo kompani do të blejë me parapagim, do të shlyejë edhe një pjesë të debisë së madhe që ka ndaj nesh. Ende borxhi është me shifra të larta dhe shkon në 24 milionë euro. Pas bisedimeve është vendosur që ky borxh të shlyhet me këste", është shprehur drejtori Ferdinand Murati.
Praktika e blerjes me parapagim ka ekzistuar deri para tetorit të vitit 2008, kur kompania ARMO nuk ishte privatizuar. Sasia e naftës që i nevojitej, ARMO e blinte tek "Albpetrol", duke paguar më parë faturat. Por, ende pa u marrë në dorëzim nga pronarët e rinj, ARMO nisi të anashkalonte parapagesën e sasisë së naftës së kërkuar. Në fillim të vitit 2009, drejtuesit e "Albpetrol" kërkuan ndërhyrjen e qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës që të detyrojë ARMO-n jo vetëm të shlyejë borxhet, por të marrë naftë, duke kryer më parë pagesën për të. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme, praktika u ndryshua vetëm një ditë më parë. Kriza ekonomike ku ndodhet sot "Albpetrol" ka pasur ndikim te punonjësit, të cilët deklarojnë se nuk janë paguar prej tre muajsh. Disa prej tyre thonë se në fillim të javës kanë marrë vetëm një muaj pagë nga tre të prapambetura dhe se u është premtuar se dy pagat e tjera do të shlyhen shumë shpejt.