E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët dakordohen të rrëzojnë raportin “Marty” – në Strasburg s’përgjigjen për të gjallët e cituar si të vdekur

11-01-2011 / Gazeta 55

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot një mbledhje përgagtitore para seancës së 24 janarit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për të unifikuar qëndrimin që do të mbahet kundër raportit të Dick Martyt. Në mbledhje, objekt i diskutimeve ishte qëndrimi që do të mbajë delegacioni shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës. Politika shqiptare i ka dënuar njëzëri akuzat e bëra prej Dick Martyt në adresë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryeministrit Hashim Thaçi. Partia për Drejtësi dhe Unitet ka nisur të shpërndajë në të gjitha qytetet e Shqipërisë një peticion që po nënshkruhet në mënyrë masive nga qytetarët kundër akuzave të raportit të Dick Martyt.

Jean pa përgjigje për dëshmitarët e gjallë

Raportuesi i Këshillit të Evropës, Jean-Charles Gardetto, i cili në raportin e tij kishte shkruar se dëshmitarët vriten në Kosovë, ka refuzuar të flasë se dëshmitarët të cilët ishin shpall të vrarë në raportin e tij janë gjallë. Gazeta serbe “Politika”, ka shkruar sot se redaksia ka tentuar të marr përgjigje për këtë çështje nga zyra e Gardettos në Monako, mirëpo nuk ka marr përgjigjeje. Sipas tyre arsyetimi i zyrës së Gardettos ka qenë se është ende herët të flitet për këtë çështje në këtë fazë të proceseve. Raportuesi i Këshillit të Evropës, Jean-Charles Gardettomë 26 janar do të raportojë në Këshillin për çështjet juridike dhe të drejtat e njeriut të Asamblesë Parlamentare të KE për mbrojtjen e dëshmitarëve në Ballkan. Mes tjerash Gardeto në raportin e tij ka theksuar emrat e dëshmitarëve nën mbrojtjen e Tribunalit të Hagës - Sadik dhe Vesel Muriqin - për të cilët pohon se janë vrarë gjatë procesit të Ramush Haradinajt. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Sadik dhe Vesel Muriqit. Ata gjatë një rrëfimi në “Koha Vision”, kishin thënë se janë gjallë dhe nuk kanë qenë dëshmitarë të Hagës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›