Shqiptarët e Kosovës, kërkojnë pasaporta serbe
Çdo ditë rreth 150 qytetarë të Kosovës, shumica shqiptarë, i drejtohen administratës së qytetit të Vranjës, për të marrë dokumente personale të Serbisë.
Shefi i Drejtorisë së Administratës së Vranjës, Nebojsa Lubicin ka deklaruar se banorët e komunave Gjilan, Novobërdë, Viti e Kamenicë, bëjnë më shume kërkesa për çertifikata. Në Vranjë nga viti 1999 janë transferuar librat e amzës për këto katër komuna të Anamoravës.