Marty: UNMIK-u, EULEX-i të paaftë për mbrojtje të dëshmitarëve

Raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marty, ka deklaruar se nuk do të japë informata të ndjeshme, siç janë identiteti i dëshmitarëve dhe deklaratat e tyre, deri kur te kete garanci absolute, se informatat do të mbeten sekrete.
Marty, i cili është autor i raportit për trafikim me organe njerëzore në Kosovë, ka theksuar në një deklaratë për Rrjetin Hulumtues Ballkanik (BIRN) paaftësinë e UNMIK-ut dhe EULEX-it për t`i zhvilluar instrumentat për zbatimin e hetimeve të ndjeshme, siç janë mbrojtja e dëshmitarëve apo pengimi i rrjedhjes së informatave.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nesër do të debatojë mbi raportin e Martyt.