Grupet e kerkim-shpetimit ne Kili gjejne avionin e rrezuar prej ditesh
Grupet e kërkim-shpëtimit në Kili, të ndihmuar edhe nga peshkatarët, kanë identifikuar trupat e viktimave dhe mbeturinat e avionit të rrëzuar, i cili rezultonte i humbur që të premten.
“Ky është një nga aksidentet më të rënda të viteve të fundit dhe shpresat për të gjetur të mbijetuar janë të pakta, megjithëse kërkimet do të vazhdojnë”,- theksoi sekretari i përgjithshëm i forcave ajrore kiliane.
Peshkatarët dhe ekipet e shpëtimit kanë bërë kërkime në urat e Paqësorit ku gjeten trupat e katër personave.
“Avioni ishte përpjekur të ulej dy herë në tokë para se të zhdukej, por era e fortë dhe shirat e rrëmbyeshëm që kishin goditur këtë zone, ndikuan në rrëzimin e tij”, deklaroi ministri i Mbrojtjes në Kili.
Në bordin e avionit udhëtonte edhe një ekip televizioni dhe ndër ta edhe prezantuesi i njohur kilian, Felipe Camiroaga.
Forcat ajrore deklaruan gjithashtu se aeroplani i ishte afruar edhe më parë disa herë ishullit përpara së të humbte komunikimin në radio me kullën, duke kërkuar mbështetje nga forcat ajrore dhe marina.
Ishulli në të cilin ka rënë avioni Casa 212 konsiderohet si një nga zonat më të prekura nga tërmeti.