E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laos kërkon autonomi për Vorio Epirin

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 16:18

Partia ekstreme greke LAOS ka disa ditë që ka filluar propagandën e saj dhe ësht përqendruar në çështjet e nacionalizmit ekstrem, duke sulmuar fqinjët e Greqisë. Greqia po kalon një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike.

Qytetarët grekë i ka pushtuar frika për falimentimin si shtet, por dhe klasa e tyre politike po pëson goditje të njëpasnjëshme me skandalet e zbuluara kohëve të fundit si përgjimet që ambasada e ShBA në Athinë i ka bërë ish-kryeministrit Kosta Karamalis, dokumentat e botuara për financimin e Andrea Papandreut nga SHBA me 100 milionë dollarë më 1974 për themelimin e partisë PASOK, mbështetja që i ka dhënë SHBA dhe NATO pushtimit të Qipros nga Turqia më 1974, marrëveshja e fshehtë e qeverisë së sotme midis Greqisë dhe Turqisë për stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin Egje, e cila është në kundërshtim me kushtetutën greke, dhe shumë fakte të reja që lidhen me personalitetin e Jorgo Papandreut dhe familjen e tij.

Kështu, partia ekstreme greke LAOS ka disa ditë që ka filluar propagandën e saj dhe ësht përqendruar në çështjet e nacionalizmit ekstrem, duke sulmuar fqinjët e Greqisë. Javën e shkuar kjo parti i parashtroi Parlamentit grek kërkesën në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, Aleksandrit të Madh dhe botimit të një fjalori greqisht-maqedonisht.

Ndërsa më 31 gusht i dërgoi një kërkesë Ministrisë së Punëve të Jashtme greke në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë, pronat si dhe shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit. Në kërkesën e tyre grupi i deputetëve të LAOS bënte krahasimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës para tre vitesh me shpalljen e autonomisë së vorioepirit të shpallur 97 vite më parë. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›