E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama Egjipti ka nevoje per nje ndryshim te rregullt

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama beri thirrje dje per nje kalim paqesor ne Egjipt ne nje qeveri qe te pasqyrojne aspiratat e popullit egjiptian.  Korrespondenti i Zerit te Amerikes Dan Robinson na informon se presidenti foli ne telefon me udheheqes te ndryshem neper bote dhe ne Lindjen e Mesme rreth gjendjes ne Egjipt.

Presidenti Obama u informua disa here gjate dites nga stafi i tij dhe nje nje deklarate te Shtepise se Bardhe u be e ditur se ai foli ne telefon me udheheqes ne rajon dhe neper bote.

Ai foli me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu Kryeministrin e Britanise se Madhe David Kameron me Mbretin Afbullah te Arabise Sudite dhe me Kryeministrin e Turqise Rexhep Erdohan.

Ne nje deklarate te Shtepise se Bardhe thuhet se Presidenti Obama ritheksoi edhe nje here se eshte kunder ushtrimin te dhunes duke bere thirrje per permbajtje dhe shprehur mbeshtetjen per te drejtat universale perfshire te drejten e grumbullimeve paqesore te shoqerimit dhe te fjales.

Ne deklarate thuhet gjithashtu se presidenti mbeshtet nje kalim te rregullt ne nje qeveri qe tu pergjigjet aspiratave te popullit egjiptian dhe kerkoi nga secili udheheqes me te cilin foli qe te benin nje vleresim te situates.

Media ne Turqi citoi nje deklarate te zyres se zotit Erdohan ne te cilen thuhet se te dy udheheqesit rane dakord per nevojen e respektimit te te drejtave legjitime dhe demokratike te popujve te rajonit dhe shprehen shpresen se zhvillimet ne vendet e rajonit nuk to te cojne ne prishjen e rende te stabilitetit.

Ne rrugen perpara Shtepise se Bardhe demonstruesit therrisnin parulla kunder Mubarakut dhe kerkonin largimin e tij nga pushteti.  Mes tyre ishin edhe Mohammad Mosalem dhe Esam Jusef.

Mosalem Populli egjiptian kerkon liri. Ne nuk duam te vije ne pushtet ndonje ekstremist i cmendur.

Jusef Gjithcka ne duam nga Shtetet e Bashkuara eshte te ndalin mbeshtetjen e Mubarakut. Kjo eshte e gjitha. Ne nuk duam gje tjeter.  Vetem te nderpresin mbeshtetjen e Mubarakut.

Shtepia e Bardhe nuk la dje te kuptohet asgje nese ne bisedat me udheheqesit boterore Presidenti Obama diskutoi rolin e figures opozitare te Egjiptit laureatit te mimit Nobel Mohamed ElBaradei.

ElBaradei u tha protestuesve ne Kairo se nuk ka kthim mbrapa pas fillimit te protestave kunder Mubarakut dhe ne nje seri intervistash televizive dje ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet te mos e mbeshtesin me tej Presidentin Mubarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›