Trafiku në kryeqytet, policia aksion për lehtësimin e tij
Tiranë- Lehtësimi i trafikut dhe vendosja e sinjalistikës së re në disa akse të kryeqytetit ishte edhe qellimi i aksionit të policisë bashkiake ditën e sotme në Tiranë.
Mesohet se aksioni i policisë nisi tek zona e ashtuquajtur “Dogana” ku policia ka vendosur një sinjalistikë të re. Si dhe ka gjobitur të gjithë ato drejtues automjetësh që kanë parkuar keq. Sipas policisë mesohet se do të shtohen efektivët e qarkullimit në rrugët ku edhe trafiku është më i renduar.
Po ashtu bëhet me dije se në rrugët hyrëse dhe dalëse unazës së Tiranës, është ndaluar parkimi i automjetëve.
Ky aksion do të vazhdojë çdo ditë me qellim lehtësimin e trafikut nga parkimet e gabuara dhe shtimi i automjetëve për shkak të festave.
Shkrime të tjera me interes:
- Kalimi në kufi, Policia: Masa për lehtësimin e tij gjatë festave Gjirokastër- Brenda dhjetorit do të vihet në zbatim një paketë e...
- Policia Rrugore kontrollon trafikun me polic-kukull Policia Rrugore kineze ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë...
- Aksidenti hekurudhor, Dyrmishi: Policia na lajmëroi me vonesë. Policia: Spitali neglizhoi Lushnje- Drejtoresha e spitalit të Lushnjes ka reaguar pas aksidentit...