Shqiptarët e SHBA, letër BE-së: Të nisë trajtimi i çështjes çame
Një apel për çështjen çame është bërë publik nga çikago e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë të posaçme, Shoqata Shqiptaro-Amerikane në çikago kërkon nga BE-ja dhe Kongresi Amerikan që çështja shqiptare e çamërisë të zgjidhet përmes standardeve demokratike. Duke renditur një sërë faktesh dhe arsyesh historike, përmes analogjive të krizave rajonale dhe vendimeve politike që kanë krijuar hartën aktuale, shoqata në fjalë ka tërhequr vëmendjen për trajtimin në nivel të lartë politik të kësaj çështjeje, e cila, sipas saj, ka hapësirën e nevojshme po të mbahet parasysh korpusi i gjithëpranuar i të drejtave të njeriut që funksionon si pjesë e legjislacionit. “...kujtojmë se ka ardhur koha që me standardet e BE-së çështja shqiptare e çamërisë të marrë kujdesin e tërë mekanizmave ndërkombëtarë, BE-ja dhe Uashingtoni, që në nismat demokratike për të drejtat e njeriut çamëria të jetë në prioritet dhe plan i parë i këtyre mekanizmave të vendosjes”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e shoqatës me qendër në çikago.
#