Kriza, pasojë e monopolizimit politik
PSV91:
Kriza aktuale politike ka si bazë qenësore të vetën kuadrin e ndryshuar kushtetues. Në një deklaratë për shtyp, kreu i PSV91, Petro Koçi, ka vënë gishtin mbi monopolizimin e tregut politik dhe atij ekonomik, i sanksionuar në ligjin kryesor të vendit. “PSV gjykon se shkaku kryesor i krizës aktuale është monopolizimi i tregut politik dhe atij ekonomik. Monopolet politike janë sanksionuar në Kushtetutë, ndërsa monopolet ekonomike funksionojnë për shkak të modelit të qeverisjes aktuale. PSV u bën thirrje dy forcave kryesore parlamentare të ndërmarrin reforma që liberalizojnë tregun politik”, thuhet në deklaratën e Koçit.
#