E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e serbëtbashkëpunojnë nëtrafikun e drogës

BEOGRAD- Shërbimet serbe të luftës kundër krimit të organizuar thonë se shqiptarët dhe serbët po bashkëpunojnë në mafian e trafikut të drogës.

“Shërbimet e policisë serbe po hetojnë informacionin se mafia kosovare po bashkëpunon me grupe të krimit të organizuar nga Serbia dhe ndërmjetës janë serbët e Kosovës.” raporton gazeta serbe Blitz

Gazeta beogradase shkruan se trafikantët serbë raportohen të kenë lidhje shumë të forta me shpërndarës droge kroatë dhe bullgarë. Megjithatë burimi nga policia serbe thotë se bashkëpunimi me shqiptarët e Kosovës në përgjithësi besohet të jetë më i dobët, dhe ka pasur shumë pak depërtime të ndërsjellta ndërmjet grupeve mafioze serbe dhe shqiptare.

Sipas autoriteteve serbe janë mbi 20 grupe kriminale me një total prej 146 “të punësuar” të cilët bëjnë kontrabandën e drogës në Serbi. Flitet se numri i tyre është zvogëluar falë operacioneve të policisë përfshi dhe ligjin e ri të bashkëpumit intensiv policor në nivel ndërkombëtar.

Gazeta Blitz vë theksin në raportin e fundit të OKB-së i cili thotë se grupe trafikantësh në Europë po shmangin më shumë Serbinë. Të dhënat tregojnë se në 2008 policia serbe kapi mbi 200 kg heroinë, ndërsa në gjysmën e 2010 vetëm 33 kg.

Sidoqoftë policia serbe ka paralajmëruar se në tregjet lokale është vënë re një shtim i përdorimit të kanabisit, drogave sintetike. Këta të fundit raportohen në Serbinë lindore përgjatë kufirit bullgar.
(marre nga agjensia e lajmeve ne Sofie, novite. com)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›