SHBA, Shvarzeneger firmos mocionin pro martesave gei
Arnold Shvarzeneger ka nënshkruar një mocion për kryerjen e martesave mes çifteve të të njëjtit seks në Kaliforni. Hapi u hodh pasi gjykatësi, Vaughn R. Ualker në Gjykatën Kushtetuese,i cili ka “djegur” ndalimin e martesave gei, të vendosur nga referendumi ‘Proposition 8’ i aprovuar më 4 nëntor 2008 me 52 për qind të votave. “Proposition 8” u vlerësua si jokushtetues nga gjykatësi republikan dhe gei i deklaruar, i cili përdori të drejtat kushtetuese për respektim të barabartë të njerkave. Në një raport me 136 faqe, Ualker shkruante se “Proposition 8” krijon klasifikim irracional mbi orientimet seksuale.